Sulmohet vila e Rakitic : ai ia mbath me një motoskaf - Arbëria News

Sulmohet vila e Rakitic : ai ia mbath me një motoskaf

Ivan Rakitic është përfshirë në një ngjarje aspak të këndshme teksa është gjendur i sulmuar nga disa tifozë. Ai ia ka mbathur nëpërmjet një motoskafi

download

Kroacia jshtë europianit nuk i ka larguar problemet për lojtarët e Kombëtares ballkanase. Përplasjet mes ultrasve, this web lojtarëve dhe federatës kanë kaluar çdo limit pasi mesfushori Ivan Ratikic është vënë në shënjestër të tifozëve kroatë. Sipas mediave lokale, case ai është sulmuar nga tifozët gjatë momentit kur ndodhej bashkë me familjen e tij në një resort turistik në ishullin kroat Ugljan. Të rinjtë ende të paidentifikuar kanë hedhur gurë në drejtim të vilës ku Rakitic ndodhej me bashkëshorten dhe fëmijët. Për fat të mirë familja e lojtarit dhe vetëm mesfushori nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, ndërsa policia raporton për xhama të thyer.

Rakitic vendosi menjëherë të largohej nga ishulli. Nuk dihet ende nëse tifozët në fjalë kanë lidhje me grupet ekstremiste që shkaktuan trazira edhe në ndeshjet e grupit për Kroacinë apo janë thjesht të pakënaqur për paraqitjen e Rakitic në ndeshjen kundër Portugalisë. Vetë lojtari nuk ka bërë ende një reagim zyrtar në lidhje me këtë çështje, por situata në kampin kroat mbetet delikate për shkak të tensionit që ekziston mes Federatës së Futbollit dhe ultrasve të Splitit dhe Zagrebit, ytë cilët kundërshtojnë politikat e klubeve.

SHPERNDA ARTIKULLIN

Ibrahimovic prezantohet te Man. United

Artikulli Pas »

Pescara “parakalon” Bolognan, favorite për të marrë Ajetin

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 4 =