Tabela/ Gjyqtarët dhe prokurorët, zbardhen pagat milionere - Arbëria News

Tabela/ Gjyqtarët dhe prokurorët, zbardhen pagat milionere

Zbardhen pagat marramendëse për gjyqtarët dhe prokurorët, about it të cilët do të jenë pjesë e sistemit të Drejtësisë, rx pasi të kalojnë “provën” e vetingut. “Panorama” ka siguruar listën e rrogave që janë propozuar për anëtarët e sistemit të Drejtësisë, paga që priten të hyjnë në fuqi pasi të miratohen edhe 6 projektligjet e tjera të paketës së reformës.

Paga më e lartë në sistemin e Drejtësisë do të jetë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, i cili do të përfitojë në muaj rreth 455 mijë lekë, ose rreth 4 mijë dollarë. Ndërkohë që paga mesatare për magjistratët është propozuar të jetë rreth 330 mijë lekë në muaj.

Aktualisht, paga mesatare për magjistratët e sistemit të Drejtësisë arrin vlerën e 138 mijë lekëve në muaj. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë të dytët në listë, që do të kenë paga të larta. Ata do të përfitojnë në muaj rreth 380 mijë lekë.

pagat

Kryetari i Gjykatës së Lartë pritet të ketë një pagë rreth 345 mijë lekë në muaj, ndërsa anëtarët e tjerë do të përfitojnë 313 mijë lekë. Nga sistemi gjyqësor, pagat e magjistratëve në gjykatat e rretheve janë propozuar të jenë më të ulëta, ato arrijnë vlerën e 295 mijë lekë në muaj. Kurse për gjyqtarët e Krimeve të Rënda në rrethe është propozuar të jetë e njëjta pagë si anëtarët e Gjykatës së Lartë Rritje të konsiderueshme pritet të pësojë dhe paga e kryeprokurorit.

Ai do të përfitojë nga miratimi i projektligjit “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit” rreth 345 mijë lekë në muaj. Me këtë propozim, paga e Prokurorit të Përgjithshëm barazohet me pagën e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Po ashtu, edhe prokurorët e tjerë do të kenë të njëjtën pagë të lartë, nëse do të miratohen propozimet e depozituara në Kuvend. Ky privilegj është caktuar vetëm për prokurorët në selinë e Tiranës, ndërkohë që magjistratët në rrethe do të kenë një pakë 2500 lekë më të ulët. Vetëm drejtuesit e prokurorisë në rrethe dhe prokurorët e krimeve janë propozuar të kenë paga të larta. Ministria e Financave, në një korrespondencë të dërguar Komisionit të Reformës në Drejtësi, ka sqaruar se fondi i pagave i propozuar për magjistratët tejkalon parashikimet.

“Referuar këtyre të dhënave mbi pagën mujore të çdo magjistrati, të propozuar si më lart, rezulton se fondi i nevojshëm për paga dhe sigurimet e detyrueshme shkon në 4.5 miliardë lekë në vit, nga 1.8 miliardë që është aktualisht, ndërsa paga mesatare shkon nga 138 000 lekë/muaj në 330 000 lekë në muaj, pa përfshirë shtesën e pagës për vjetërsi”, thuhet në korrespondencën e Ministrisë së Financave.

Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” pritet të prekë edhe pensionet e magjistratëve të rinj, por edhe atyre që do të mbeten në sistemin e Drejtësisë. Në këtë projektligj është propozuar rritja e kufirit të pagës referuese për gjyqtarët dhe prokurorët nga 40%, që është aktualisht, në 60%.

Sipas Ministrisë së Financave, nëse do të aplikohet rritja e propozuar në projektligjin e ri, atëherë kostoja në buxhetin e shtetit vetëm për pensionet do të jetë rreth 32 miliardë lekë. “Nëse marrim në konsideratë edhe faktin që pagat e propozuara janë shumë të larta, atëherë në vlerë absolute, për 1000 persona me paga mesatare 300.000 lekë në muaj, deficiti në terma afatgjatë është afërsisht 32 miliardë lekë”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Financave.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × one =