Tahiri tërheq pasaportën në Gjykatë - Arbëria News

Tahiri tërheq pasaportën në Gjykatë

 Vetëm 24 orë pasi Apeli rrëzoi vendimin e Krimeve të Rënda për bllokimin e pasaportës së Saimir Tahirit, ish-ministri i Brendshëm është paraqitur në prokurori për ta tërhequr mjetin e identifikimit.

Pasaporta e ish-ministrit të Brendshëm ishte bllokuar me vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda, pas kërkesë së Prokurorisë dhe provave të paraqitura prej saj.

Ndërkohë ditën e djeshme Apeli e shfuqizoi masën shtrënguese të vendosur për pasaportën dhe automatikisht i riktheu Tahiri lirinë për të lëvizur jashtë shtetit.

Ndërkohë ish-ministri i Brendshëm vijon të jetë nën hetim nga organi i akuzës për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe lidhje me klanin Habilaj.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 5 =