Takim bashkëpunimi mbi Migracionin midis krerëve të policisë Shqiptare dhe Belge - Arbëria News

Takim bashkëpunimi mbi Migracionin midis krerëve të policisë Shqiptare dhe Belge

13422260_1206434949375319_3282527871727694998_oSekretari i Shtetit Belg për Azilin dhe Migracionin Z.Theo Franken zhvilloi një takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë Drejtues i Lartë Rebani Jaupi.

Sekretari i Shtetit Belg për Azilin dhe Migracionin Z.Theo FRANKEN ishte i shoqëruar nga Ambasadorja e Belgjikës në Tiranë Mrs Annick van Calster, viagra 100mg Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së të Huajve dhe pjestarë të tjerë të delegacionit.

Në takim morën pjese Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Genc Merepeza, clinic Drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda Drejtues i Lartë Ardian Çipa si dhe përfaqesues të tjerë të Policisë së Shtetit
Gjatë takimit u diskutua mbi çështjet e migracionit, masat dhe bashkëpunimi mes vendeve për monitorimin e vazhdueshëm të situatës.

U theksua bashkëpunimi mjaft i mirë mes autoriteteve Policore Belge dhe autoriteteve Policore Shqiptare në drejtim të shkëmbimit të informacionit dhe operacionet e përbashkëta për kthimin e shtetasve shqiptare që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territorin belg.

Delegacioni Belg, vlerësoi shumë pozitivisht menaxhimin e situatës nga Policia Shqiptare për të kontrolluar dhe parandaluar flukset migratore që vijnë nga vendet në konflikt me qëllim që Shqipëria të mos përdoret si rrugë kalimi duke sjellë probleme vendeve partnere.

Masat e marra gjatë këtij viti nga Policia Shqiptare dhe Policia Blege për uljen e numrit të azil kërkuesve abuzivë, masa këto që tregojnë se numri i azilkërkuesve abuziv gjatë kësaj periudhe krahasuar me një vit më parë është më i ulët.13403279_1206434886041992_1653325672028350448_o

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 8 =