Takim me vendet e BE-së, Mogherini: Hapja e negociatave, vendim me interes të dyanshëm - Arbëria News

Takim me vendet e BE-së, Mogherini: Hapja e negociatave, vendim me interes të dyanshëm

Ditën e sotme është zhvilluar një takim në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku morën pjesë ministra të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, përfshirë edhe atë të Shqipërisë, Ditmir Bushatin.

Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila tha se hapja negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë është një vendim me interes të dyanshëm.

Ministrat e jashtëm, për sa i përket çeljes se negociatave me Shqipërinë,  vlerësuan  rolin konstruktiv të saj në rajon dhe gjithashtu progresin pozitiv të çështjeve kryesore për hapjen e negociatave dhe miratimin e reformës në drejtësi.

Ditmir Bushati përmendi hapat që vendi ynë ka ndërmarrë në sajë te reformave për plotësimin e pesë prioriteteve në kuadrin e perspektivës së anëtarësimit në BE dhe gjithashtu ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ministri falenderoi vendet anëtare për mbështetjen që po i  japin Shqipërisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 5 =