NDRYSHIMET NË QEVERI/ TAKIMET RAMA-META BËJNË TË PAKËNAQUR "SENATORËT" E PS - Arbëria News

NDRYSHIMET NË QEVERI/ TAKIMET RAMA-META BËJNË TË PAKËNAQUR “SENATORËT” E PS

Situata e përmbytjeve në disa prej qyteteve kryesore në jug dhe fitorja në Armeni e cila e kualifikoi kombëtaren shqiptare automatikisht për në kampionatin europian në “Francë 2016”, dosage duket sikur i zbehu pak tensionet brenda mazhorancës për ndryshimet në qeverinë Rama. Vizitat e shpeshta që kreu i qeverisë, viagra dosage Edi Rama i bëri kryeparlamentarit Ilir Meta në zyrën e tij, help pas ardhjes nga SHBA-ja, duket se nuk i kanë pëlqyer shumë senatorëve të Partisë Socialiste.

Një grup e deputetëve socialistë, të kryesuar nga Gramoz Ruci, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj etj, i kanë kërkuar kryetarit të Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe kryeministër i vendit Edi Rama, se nëse i duhet të bëjë ndryshime në Qeverinë që ai drejton duhet të mbledhë kryesinë e partisë, ose edhe grupin parlamentar e të diskutoj me këta të fundit se cilat janë hapat që ai duhet të ndërmarë, nëse do të vazhdojë me këta ministra, apo do ti ndryshojë, dhe jo të ulet në zyrën e Ilir Metës dhe ta pyes apo të diskutoj me të, pasi ai është thjesht një partner në koalicionin qeverisës.

Sipas burimeve të “Arbëria News”, ashtuthirrura “Garda e vjetër” e Partisë Socialiste nuk i ka pritur mirë takimet që kryetari Edi Rama ka bërë me homologun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, mbi diskutimet e ndryshimeve në Qeveri. Takime këto që kanë qenë të detyruara për kreun e Qeverisë, i cili është ndier në presion nga deklaratat e disa eksponentëve të LSI-së, të cilët, në disa prononcime mediatike, kanë shprehur qëndrimet e tyre dhe të partisë që ata përfaqësojnë për freskim në kabinetin qeverisës, duke larguar disa ministra. Edhe vetë Meta ka deklaruar se duhen impulse të reja në qeveri, një kërkesë e hapur kjo, që i bëhej socialistëve nga kreu dhe aleati kryesor në bashkëqeverisje.

Gjithsesi shumë emra u përfolën që do ndryshonin kryesimin e ministrive, por deri tani nuk ka pasur asnjë zhvillim. Ndoshta sepse gjithçka e sajuar nga Ilir Meta, i duhej atij personalisht, pas situatës së tensionuar nga skandali DIA-CEZ. I duhej një alibi për të tërhequr vëmëndjen, nga kjo aferë e madhe, dhe zgjodhi pikërisht ndryshimet në Qeveri. Pikërisht temën e nxehtë që është e sigurt se hap debate dhe sposton vëmendje.

Medemek Ilir Meta hodhi një gur në lumë dhe të gjithë u turrën për ta gjetur, pa u thelluar të gjenin psenë. Kjo është politika arkaike shqiptare. Këta janë politikanët që ne zgjedhim, por këta janë edhe gjithologët që analizojnë.

Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =