TAP, zonat e para që përfitojnë nga gazsjellësi - Arbëria News

TAP, zonat e para që përfitojnë nga gazsjellësi

TAP

Projekti gazsjellësit TAP do të sjellë përfitimet e para për familjet në zonën Ballsh-Fier-Vlorë dhe Durrës- Tiranë.

Drejtori i Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë Dritan Spahiu shpjegon se këto do të jenë zonat parësore të gazifikimit  për arsye industriale dhe si rrjedhojë  shpërndarja e rrjetit për familjarët do të jetë më e lehtë.

Ndërsa gazifikimi i zonave të tjea të Shqipërisë është lënë për në një moment të dytë.

“Do të gazifikohet një trekëndësh me një intensitet të industrial siç është ai Ballsh-Fier-Vlorë dhe nga ky rast do të përfitojnë edhe klientët familjarë nga ndërtimi i komplet rrjetit. Si dhe rajoni i njohur tashmë Durrës-Tiranë për të intensitetit të lartë të popullsisë”-thotë Spahiu.

Sipas tij, price më pas do të shikohet, në varësi edhe të projekteve të tjera, siç është projekti IAP, qoftë lidhja me Kosovën si dhe me Maqedoninë. Në rast se këto lidhje do të jenë funksionale, do të jenë një ndihmesë shumë e madhe për vetë gazifikimin e Shqipërisë. Afatshkurtër, është se këto dy rajone do të fokusohet gazifikimi për konsumatorët familjarë.

Gazsjellësi TAP është një mundësi më shumë për familjet shqiptare përtej përdorimit të energjisë elektrike.

Ky projekt do të jetë një burim alternativ i furnizimit të industrisë. Ndersa  energjia elektrike mund të jetë pak e shtrenjtë, kështu që përdorimi i gazit natyror është një alternativë mjaft e mirë qoftë për industrinë, qoftë për familjarët në këto dy zona.

Shqipëria tashmë ka një studim të mirëfilltë për sa i përket gazifikimit të vendit, i cili parashikon se si do të kryhet ky proces në periudhën 2020-2040.

Në vëmendje do të jetë vendosja në punë e termocentralit të Vlorës, ndërsa përfituesit e parë nga rrjeti i transmetimit të gazit do të jetë zona e Fierit dhe e Ballshit dhe zona e dytë me rëndësi është zhvillimi i rrjetit të gazit në zonën industriale Tiranë-Durrës.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 7 =