Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Tavë me pure, spinaq dhe vezë, sallatë me bullgur dhe fileto gjeli - Arbëria News

Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Tavë me pure, spinaq dhe vezë, sallatë me bullgur dhe fileto gjeli

\

Receta e parë: Tavë me pure, spinaq dhe vezë

Përbërja:

1 kg patate

1 kg spinaq

1 kokërr qepë + 1 thelb hudhër

2 lgj gjalp + 2 lgj vaj ulliri

Kripë, piper i zi, arrë moskat

Kopër + majdanoz

4 kokrra vezë

150 ml qumësht ( për purenë)

Tavë me pure, spinaq dhe vezë

Përgatitja:

Fillimisht pasi e kemi larë spinaqin e vendosim në ujë të valuar për 2 minuta. E kullojmë dhe e vendosim në ujë të ftohtë. E kullojmë përsëri dhe më pas e presim vrazhdë.

Ndërkohë dhe patatet i kemi vendosur për të zier për 25 minuta. I shtypim ato dhe i kthejmë në pure. Ngrohim qumështin, shtojmë 1 lugë gjelle gjalp dhe e shtojmë tek pureja. ( mund të shtojmë dhe 2-3 lugë gjelle parmixhan nëse dëshironi).

Vendosim tiganin në zjarr me 1 lugë gjelle gjalp dhe vaj. Kaurdisim qepën , hudhrën e spinaqin duke shtuar në të koprën, majdanozin, kripë  e piper të zi dhe arrë moskat.

Lyejmë tavën me pak vaj, shtojmë purenë duke formuar pak thellësi tek pureja duke veshur anët e tavës. Shtojmë në gropëz spinaqin. Hapim pak një gropëz tek spinaqi dhe shtojmë nga një vezë në gropëzat e hapura. I spërkatim lehtë me pak kripë.

Vendosim tepsinë me pure në një tepsi tjetër ku kemi hedhur ujë, pra do të piqet si në banjomari në temperaturën 200ºC për 15 minuta. Në fund kur ta servirim shtojmë tek vezët pak gjalp të skuqur ose 1 lugë kafe vaj ulliri.

Receta e dytë: Sallatë me bullgur dhe fileto gjeli

Përbërësit:

500 gr fileto gjel deti

1 gotë bullgur

2 lgj kopër të grirë

2 lgj majdanoz

2 lgj nenexhik

2 domate

½ kastravec

½ shegë

Lëngu i 1 limoni

Kripë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Sallatë me bullgur dhe fileto gjeli

Përgatitja:

Gatuajmë bullgurin sipas udhëzimit në paketë. Grijmë hollë erëzat. Domatet dhe kastravecin i presim në kubikë. Pasi bullguri të ketë përthithur ujin e thërrmojmë me pirun. Vendosim perimet dhe erëzat në një tas. Shtojmë në të pak kripë, limon dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë në të bullgurin e thërrmuar dhe i përziejmë së bashku. E servirim sallatën duke vendosur në krye feta me fileto gjel deti që e kemi gati të gatuar./Shqiptarja.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =