Të gjithë kundër Barbara Streisand pse justifikoi mbretin e muzikës pop Michael Jackson - Arbëria News

Të gjithë kundër Barbara Streisand pse justifikoi mbretin e muzikës pop Michael Jackson

Dy javë pasi dokumentari “Leaving Neverland”, në të cilin dy persona pretendojnë se Michael Jackson ishte një pedofil dhe ka abuzuar seksualisth me ta, u publikua nga HBO, duket se të gjithë kanë një mendim për të.

E fundit që e komentoi këtë projekt ishte këngëtarja dhe aktorja e njohur Barbara Streisand.

Në një intervistë për “The Times”, ajo tha se i besonte dëshmitë e viktimave të supozuara, por nuk mendon se këtë akuza janë aq serioze sa pretendohet në dokumentar. ËH?

“Dëshirat e tij seksuale ishin ato që ishin, nisur nga fëmijëria e tij apo ADN që ka pasur”- u shpreh Streisend-“ Ata të dy (dëshmitarët tashëm të rritur në dokumentar) thonë se janë abuzuar, por ata ishin të lumtur që qëndronin afër Michael. Të dy janë martuar dhe kanë fëmijë, pra asgjë nuk i ndodhi.”

Kaq mjaftoi që interneti të reagonte masivisht dhe duhet thënë që komentet për artisten janë të pamëshirshme. Besohet se përdoruesit e rrjeteve sociale janë të mërzitur për këto fjalë, për dy arsye të ndryshme.

Disa nuk i besojnë akuzat që i bëhen mbretit të pop-it, pra janë fansa të tij dhe nuk i ka pëlqyer që Barbara i beson dëshmitarët e abuzimeve seksulae. Nga ana tjetër, një masë e madhe njerëzish e besojnë që Michael ka qenë pedofil dhe ndihen të zemëruar që këngëtarja është shprehur në këtë mënyrë për eksperiencat e viktimave.

“Komentet e Streisand për akuzuesit e Michael Jackson janë ofenduese dhe më kanë habitur, për të thënë më të paktën. Nuk mund të thaush që i besoj akuzuesit dhe të thuash që nuk është faji i tyre.”

“Barbara-s duhet ti vijë turp që nuk i respekton viktimat e abuzimeve seksuale. Pa klas dhe një qëndrim degradues. E prisja nga fansat e MJ, por jo nga kjo artiste që duhet të dinte më mirë.”

“Një fans i MJ nuk më habit nëse e mbron, pavarësisht se veprimet e tij kanë qenë mostruoze. Por dikush si Barbara Streisand ti thotë këto fjalë është një zhgënjim i thellë dhe një turp i madh.”

“Nuk kam fjalë sa i zemëruar jam nga fjalët e Barbara Streisand. *E lavdëron*” (Tema)

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 3 =