Prej kohësh në media të ndryshme përflitej se një nga çiftet më të dashur të ekranit, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre.

Përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, Roberti, duke iu drejtuar mediave, konfirmon se ai dhe Nora nuk janë më bashkë.“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marrë vesh prej meje dhe s’keni nevojë të lodheni e të klikoni në çdo titull që bëjnë portalet. Është punë e tyre dhe mjeshtëri e gazetarëve që dinë të nxjerrin ato lloj titujsh. Unë edhe Nora nuk jemi më bashkë, por tërë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loçkës sonë, dhe shokë të mirë deri në vdekje.

Nëse nuk ka më dashuri mes një çifti, nuk do të thotë që ta bësh armik e t’i kthesh shpinën. Bënuni pozitivë e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë që s’ju do të mirën, se asgjë nuk ndodh. Përmes këtij postimi, @noraistrefi e falënderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee… edhe shumë kujtime të bukura prej 2006. Noriq – T’kom borxh tan jetën. I wish you all the best”-shkruan Robert Berisha në statusin e tij.