A do të kthehet Neymari në Barcelonë? - Arbëria News

A do të kthehet Neymari në Barcelonë?

Neymar u largua nga Barcelona dhe iu bashkua Paris Saint-Germainit në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro, dhe nuk do të kthehet më, sipas të parit të klubit katalonas.

“Kam folur me Neymarin, jemi takuar disa herë, ama njerëzit e tij kurrë nuk më kanë thënë se ai dëshiron të kthehet”, tha Bartomeu për Kanal Radio Barcelona.

Ai nuk beson se PSG-ja dëshiron ta shesë brazilianin pas vetëm dy viteve që prej transferimit të tij rekord.

“Askush nuk na ka telefonuar për këtë çështje. Neymari ka kontratë me PSG-në. Ky është sezoni i tij i dytë dhe është e vështirë ta imagjinosh se ata duan ta shesin. Ne nuk deshëm”, shtoi ai.

Bartomeu thotë se Barça tani ka marrë tjetër rrugë, duke u mbështetur në dy blerjet me të shtrenjta në histori të klubit, Ousmane Dembelen dhe Philippe Coutinhon.

“Klubi ka marrë tjetër rrugë tani, me Dembelen dhe Coutinhon. Ne kemi vazhduar jetën me ta. Ata janë dy investimet më të mëdha në histori të klubit dhe ne i mbështesim ata 100 për qind”, këmbënguli ai.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 2 =