Të rinjtë e LSI të suksesshëm edhe në komedinë "Mamma Mia!" - Arbëria News

Të rinjtë e LSI të suksesshëm edhe në komedinë “Mamma Mia!”

1064505_1109035139109743_8493438027095730893_o

Gjimnazistët e Lëvizjes Rinore për Integrim zgjodhën që këtë fundvit të sfidojnë veten dhe të vijnë përpara publikut me një shfaqje teatrale, e gjitha e ideuar nga ta dhe me ndihmën e regjisorit Anton Gurra.

Muzikali ‘Mamma Mia’ në skenën e ‘Black Box’ të Akademisë së Arteve u soll në një version rinor, me batuta nga përditshmëria dhe duke dhënë një panoramë të realitetit shqiptar. Historia e Sofit, një vajzë e re që në ditën e dasmës dëshiron të shoqërohet në altar nga i ati, do të marrë nota komike. Problemi qëndron se Sofi nuk e di kush është i ati i saj. Për ta shuar këtë dilemë ajo zgjedh që të ftojë tre pretendentët në ditën e dasmës ku mendon se do të mësojë se cili është realisht babai i saj. Tre burra të ndryshëm paraqiten në ishull, ku do të ndodhë e gjithë fabula dhe ballafaqimi mes ‘baballarëve’ dhe Llambrinis, mamasë së Sofit të cilat do të shkaktojnë një valë ngjarjesh gazmore.

Natën e premierës ishin të pranishëm kreu i Kuvendit z. Ilir Meta së bashku me Monika Kryemadhi. Vajza e vogël e familjes, Era Meta luajti gjithashtu rolin e mamasë së djalit që do të martohej me Sofin.

Publiku ka mbetur mjaft i kënaqur. Këtë e ka treguar salla e tejmbushur, të qeshurat dhe duartrokitjet. Prej kërkesave dhe suksesit të madh, trupa teatrale vendosi t’a shfaqnin komedinë disa herë më shumë nga sa e kishin planifikuar.

10258611_1109034412443149_270867227431780359_o

10603952_1109034415776482_7660841997110860611_o

1498160_1109034889109768_5373439302601744776_o

1237312_1109035212443069_3199174176904621371_o

1266317_1109035595776364_7408202537953280597_o 701936_1109034182443172_1105145203652771702_o 1270475_1109034592443131_3681015513914541608_o 10549962_1109035549109702_9044693987574098514_o 12363158_1109035112443079_3173570339709808841_o 12378030_1109035435776380_5278069887457298324_o 12378102_1109034802443110_221404051900078007_o

 

Arbëria News

Fiorda Llukmani

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − six =