Ekskluzive/ Të shkarkuarit e PD-së gjejnë “strehim politik” tek Xhelal Mziu - Arbëria News

Ekskluzive/ Të shkarkuarit e PD-së gjejnë “strehim politik” tek Xhelal Mziu

 

 

Mziuuuu-640x340

Një pjesë e konsiderueshme e punonjësve të hequr nga puna prej maxhorancës së majtë kanë gjetur “strehim politik” në administratën e Bashkisë së Kamzës, story të drejtuar edhe në këtë katër vjeçar nga Xhelal Mziu, përfaqësues i forumeve të larta të Partisë Demokratike.

Lajmin e kanë bërë të ditur për “Arberia Neës” burime konfidenciale brenda administratës Mziu, sipas të cilave më shumë se  dyzetë përqind e të punësuarve në të janë kontigjent i ish punonjësve të administratës qendrore të pushuar nga puna prej “reformave” shfarosëse të “Rilindjes”.

“Unë vetë jam njëri prej tyre. Më parë kam shërbyer në administratën e Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga z.Lulzim Basha. Sapo erdhi Erion Veliaj më hoqi nga puna, duke mos pyetur se isha i specializuar në fushën e zyrës që drejtoja. Qendrova disa muaj i papunë dhe pastaj fillova tek Xhelal Mziu, në po të njejtin pozicion që kisha patur”, thotë B.L.

Po të njejtin shpjegim të japin edhe shumë të tjerë, homologë të B.L., të hequr nga detyrat dhe postet për qënien demokratikas, të flakur në mes të katër rrugëve, pa asnjë motiv paaftësie profesionale.

S.K., A.L.,G.M, A.P., paraqesin histori të ngjashme shkarkimesh pa asnjë agument paaftësie profesionale. Janë viktimë e “reformave”, që ngjashmërisht me socialistët, përfaqësuesit e LSI-së ndërmorën nëpër dikasteret të cilat morrën ti drejtojnë.

Por ka edhe të tjerë, shumë të tjerë, të përndjekur nga detyrat që mbanin më parë me të vetmin motivë politik të qënies përfaqësues të ish partisë në pushtet, sakaq në opozitë. Janë që të gjithë të “pushkatuar financiar” të kohës së rilindjes, që kanë gjetur “strehim politik” në administratën e Bashkisë së drejtuar nga i paoksidueshmi Xhelal Mziu.

Arberia News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 10 =