TË VJELLA - Arbëria News

TË VJELLA

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”65544″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nga: Edmond HARIZAJ

Është ajo ndjesia e pashmangshme kur sheh, dëgjon dhe ndjen, shtirje, mediokritet, injorancë, servilizëm, pushtet të dhuruar, impotencë nga pushteti një, dy, tre dhe katër. Dhe nuk u mjaftuan me 350 ditë. Jo. Edhe pesëmbëdhjetë ditët e fundit do duhet t’i kalojmë në po të njëjtin liqen të vjellash, e të shpresojme të permbahemi nga deti i diarresë. Janë këto pesëmbëdhjetë ditët e fundit, ku provokuesit e të vjellës, marrin rolin e ujit të vakët që kalon aq ngrohtësisht në gojë, rrëshqet butë në gurmaz, ngre kënaqshëm temperaturën e rrethrrotullimit mushkëror…vetëm se stomaku i bën një prapakthehu të menjëhershëm dhe të vrullshëm…rreth rrotullimi mushkëror shkulet nga ngulçet, gryka qelbet nga vreri i stomakut dhe goja mbushet me material që pregatitej për të kaluar edhe në zorrë.

Të vjella.

Nga një Parlament, ku truri është zëvendësuar nga buratinët. Ku ende nuk dihet ç’janë dhe ç’përfaqësojnë dhjetëra njerëz në atë sallë. Që arritjet e tyre më të mëdha në oratori i kanë pasur në dyqanin e fruta-perimeve. Që teorikisht duhet të ishin elita, e praktikisht janë lolo me të cilët tallemi intelektualisht e na tallin pasurisht.

Të vjella.

Kur sheh një Kryetar Bashkie, i zgjedhur mes qindra anëtarëve dhe pretendentëve, nga mijëra simpatizantë dhe shpresëmëdhenj, të vazhdojë të bëjë kopjacin e rëndomtë, të cilit ngaqë i mungon fantazia, bën dhe të njëjtat gabime si origjinali. Dhe teksa përpiqet ti ngjajë Obamës, duke rrezikuar edhe gjobë për vjedhje të autorit, fëmijët romë që dikur i merrte në krahë, vdesin nga i ftohti.

Të vjella.

Nga një Kryeministër, i cili deklaron se as nuk lexon, as nuk shikon çka shkruajnë gazetarët. As bllokmenët e dikurshëm nuk e pranonin kaq hapur shkëputjen nga realiteti. Eshtë e sigurtë se askush nga ata që mban përreth nuk i jep kurrë një informacion real, prandaj sa herë përballet me të vërtetën i duhet të sforcohet me batuta dhe tregime parafabrikat.

Të vjella.

Nga shumica e të ftuarve si gazetarë, që nuk braktisën në mënyrë demonstrative darkën e shtruar nga Kryeministri dhe ku po Kryeministri u thote as ju lexoj e as ju shikoj. Për çfare ishin aty?!

Të vjella.

Nga një opozitë, e cila është po aq e pashpresë sa shpresa që i mbante dikur një milionë shuplakat historike se pas 23 qershorit. Dielli nuk do të perëndonte më.

Të vjella.

Nga ish-kulmi kulturor i dikurshëm, festivali i fundvitit, i kthyer në një pellg të ndenjur ku kuakja e bretkosës është kënga më e bukur.

Të vjella.

Nga përfaqësuesi i homoseksualëve shqiptarë, që çdo qëndrim të lirë në një vend të lirë, e merr si goditje të qëllimshme ndaj bythës së tij. Këtë rradhë e kishte me fituesen e festi-vajit.

Të vjella.

Nga një trupë gjyqësore dhe juriste, mbi të cilën është hedhur baltë e bajga, e që askush prej tyre nuk ka marrë mundimin e paktë për të thënë “mjaft, unë s’jam i tillë”.

Të vjella.

Nga një popull, i cili reagimin më të madh për padrejtësinë e ka në momentin kur pi kafen.

Të vjella paradhënie. Për urimet e fundvitit.

Arbëria News[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + seventeen =