TEC-i i Vlorës'/ Qeveria: Pezullimi në funksion të transparencës - Arbëria News

TEC-i i Vlorës’/ Qeveria: Pezullimi në funksion të transparencës

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi sot se ka pezulluar procedurën e dhënies me koncesion të termocentralit të Vlorës, me qëllim shqyrtimin dhe sqarimin e palëve të interesuara.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  reagoi sot përmes një deklarate për shtyp, lidhur me lajmet e publikuara në media për procedurën e dhënies me koncension të termocentralit të Vlorës.

“Në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, nisur nga qëllimi dhe parimet e ligjit, për nxitjen e pjesëmarrjes dhe rritjen e transparencës dhe konkurrueshmërisë në këtë procedurë konkurruese, MIE ka pezulluar procedurën me qëllim shqyrtimin dhe sqarimin e palëve të interesuara në lidhje me kërkesat e paraqitura prej tyre në AK, me synim mundësimin e pjesëmarrjes të sa më shumë ofertuesve në këtë objekt procedurë koncesionare, i cili është mjaft i rëndësishëm për sistemin elektro-energjetik shqiptar dhe zhvillimin e sektorit të gazit në Shqipëri”, thuhet në këtë deklaratë.

 

Procedura e dhënies së Koncesionit/PPP, nisur nga këto kërkesa, sipas MIE-s, është pezulluar përkohësisht dhe Komisioni është duke vlerësuar të gjitha kërkesat e paraqitura.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 3 =