Teknikat për të kontrolluar trurin tuaj ! - Arbëria News

Teknikat për të kontrolluar trurin tuaj !

Nga: Enea NDREU

enea

Ekziston një mekanizëm i tërë që përpiqet të frenojë mëndjen e shumicës me format nga me të ndryshme nëpërmjet teknikave të ndryshme tashmë ngritur në nivele dijetarësh e shkencëtarësh, akademish dhe institucionesh.

Teknikat për manipulimin e opinionit publik, ka analizuar dijetari dhe mendimtari amerikan, Noam Chomsky.

Teksti është pjesë e një koleksion të intervistave të z. Chomsky, ku mendimtari vëren dhe vërteton nëpërmjet vëzhgimeve intuitive, institucionet që formojnë mendimin e publikut,të cilat janë në shërbim të pushtetit dhe të fitimit me forma dhe metoda nga më të thjeshtat në ato më të sofistikuara. Qëllimi dihet.

Teknika e Degradimit.

Për të bërë të pranueshme një masë të papranueshme, mjafton që ta aplikojmë degradimin gradual “me shkallë zvoglimi” për një kohëzgjatje prej 10 vjetësh. Me këtë mënyrë u imponuan kushte të reja radikale socialo-ekonomike (neoliberale) në vitet 1980 dhe 1990. Papunësia masive, pasiguria, ‘fleksibiliteti’, transportet, pagat që nuk  siguronin të ardhurat e domosdoshme, kaq shumë ndryshime, që do të kishin krijuar revolucion, në qoftë se do ti kishin aplikuar me nxitim dhe dhunshëm.

Teknika e argëtimit.

Një element kyç i kontrollit shoqëror, teknika e argëtimit rekomandohet për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga çështjet e rëndësishme dhe ndryshimet që janë vendosur nga elita politike dhe ekonomike, me një breshëri të vazhdueshme argëtimesh dhe detajesh të parëndësishme. Arti i argëtimit është gjithashtu i nevojshëm për të parandaluar publikun nga të qenit të interesuar në informacione të rëndësishme në fushën e shkencës, ekonomisë, psikologjisë, neurobiologjisë dhe kibernetikës.

“Mbani vëmendjen e çorientuar të publikut larg nga problemet reale sociale, të kapeni në çështje pa ndonjë rëndësi të vërtetë. Mbani publikun të zënë, të zënë, të zënë, pa i dhënë kohë të mendojë, për t’u kthyer rregullisht në fermë me kafshët e tjera”.  Fragment nga “Propaganda and Control” Noam Chomsky.

Strategjia e shtyrjes.

Një tjetër mënyrë për të pranuar një vendim jo popullor është për të paraqitur atë si “të dhimbshme, por të nevojshme” duke shkëputur konsensusin publik për momentin, për ta zbatuar atë në të ardhmen. Është gjithmonë e lehtë të mos pranosh një sakrificë të momentit duke e shtyrë për të ardhmen. Para së gjithash, kjo për shkak se përpjekja nuk do duhet të bëhet menjëherë.

Në vazhdim, meqenëse publiku ka gjithmonë tendencë të shpresojë me naivitet se “çdo gjë nesër do të jetë më mire” dhe se në fund të fundit mund të shmangë sakrificën që i kërkuan. Së fundi, kjo teknikë e tillë i lë audiencës një kohë të caktuar, që  të mësohemi me idenë e ndryshimit dhe të pranojë fatalitetin, kur të gjykohet se mbrriti  plotësimi i kohës për ekzekutim.

Teknika e krijimit të problemeve dhe pastaj të ofrojnë zgjidhje.

Kjo teknikë është quajtur edhe “problem-reagim-zgjidhje”. Në fillim krijohet një problem, një “status i veçantë”, në të cilën ju mund të parashikoni se ajo do të shkaktojë një reagim të veçantë të publikut, në mënyrë që po vetë publiku të kërkojë  marrjen e masave për të cilat  ju dëshironi të pranohen.

Për shembull: lejon të rritet dhuna, ose organizon përleshje të përgjakshme, në mënyrë që publiku të kërkojë rritjen e masave të sigurisë, të cilat paralelisht do të kufizojnë liritë e tij. Ose: Krijon një krizë ekonomike për ta bërë publikun të pranojë si një e keqe e domosdoshme reduktimin e të drejtave sociale dhe çmontimin e shërbimeve publike.

Teknika për të inkurajuar publikun tuaj të kënaqet me mediokritetin.

Rekomandohet për të motivuar publikun të gjendet mirë (cool) me çfarë është qesharake, pa vlerë, djerrë dhe e paedukuar.

Strategjia për tju adresuar publikut sikur të jenë foshnje.

Shumica e reklamave që i drejtohen publikut të gjerë, përdorin një diskurs narrative (si tregime), argumente, fytyra dhe një ton veçanërisht si të fëmijëve, efekte të mëdha negative fëmijërore, sikur shikuesi të ishte një fëmijë shumë i vogël ose sikur ata të ishin të paaftë mendërisht.

Sa më e madhe është përpjekja për të mashtruar shikuesin, aq më shumë fëminor bëhet toni që miratohet nga reklamuesi. Pse? “Në qoftë se reklamuesi i drejtohet dikujt sikur të ishte një fëmijë dymbëdhjetë vjeç, atëhere ka më shumë gjasa të marrë, për shkak të tonit të tërthortë dhe mashtrues, një përgjigje apo një reagim, kaq të zhveshur për mënyrën e të menduarit kritik, si përgjigja e një fëmije dymbëdhjetë vjeçar. Fragment nga “Propaganda and Control” Noam Chomsky.

Teknika që i adresohet emocionit, dhe jo logjikës.

Mbështetja në emocion është një teknikë klasike ku krijon një qark të shkurtër analiza racionale dhe si rrjedhim perceptimi kritik i individëve. Përveç kësaj, përdorimi i spektrit të ndjenjave lejon hapjen derës së të pandërgjegjshmes, e futjes së ideve, dëshirave, frikës, impulsivitetit apo sjelljes…

Teknika e mbajtjes së publikut me mosdije.

Rekomandohet që të bëjë publikun të mos jetë në gjendje të kuptojë teknologjitë dhe metodologjitë e përdorura për skllavërimin e tij. “Cilësia e arsimit dhënë për klasat e ulëta shoqërore duhet të jetë sa më e varfër, kështu që hendeku i thellë i injorancës që ndan shtresat e ulëta me ato të larta të mos perceptohet nga inferiorët”. Fragment nga “Propaganda and Control” Noam Chomsky.

Teknika e zëvendësimit rebelimit, me fajin.

Ajo konsiston në bërjen e një personi të besojë se ai është i vetmi përgjegjës për fatkeqësinë e tij, për shkak të mungesës mendore të mungesës së aftësive apo përpjekjeve të tij. Pra, në vend të rebelimit kundër sistemit ekonomik zhvlerëson vetveten duke e vetë-implikuar, një gjëndje që përmban farën e depresionit nervor, i cili ka ndër të tjera rezultatin e abstenimit për çdo veprim. Dhe kur nuk vepron, kuptohet ju rezervoni revolucionin!

Teknika që njeh më mirë njerëzit, se sa ata njohin vetë veten e tyre.

Gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, përparimet kataklizmike të shkencës kanë hapur një hendek gjithnjë e më të thellë në mes të njohjes së publikut të gjerë dhe njohurive që posedojnë dhe përdorin udhëheqësit e elitës. Falë biologjisë, neurobiologjisë dhe zbatimit të psikologjisë, “sistemi” ka arritur një njohuri të avancuar të qenies njerëzore, dhe në aspektin e fiziologjisë dhe në aspektin e psikologjisë.

Sistemi arriti të njohë njeriun mesatar më mirë se ai njeh veten e tij. Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve, sistemi ushtron një kontroll më shumë dhe vendosi një efekt më të madh mbi njerëzit, aq sa ato në vetveten e tyre.

Por që të dështojnë të gjitha këto mjafton një moment zgjimi. Nevojiten “Pilulat e kuqe” që thoshte Morfeus, në Matrix film. Nëse ka edhe vetëm një moment fluturak zgjimi, e gjithë ndërtesë do të shkatërrohet aq thjeshtë siç bie një perde, dhe më e rëndësishmja është se perdja nuk mund të rivendoset përsëri.

Për këtë ne paraqesim këto teknika,që sapo  të kuptoni që po ndodhin rreth jush dhe zbatohen çdo ditë, zgjimi është i domosdosshëm (determinant). Për këdo që dëshiron një zgjim më të shpejtë le të lexojë “Shpellën e Platonit” dhe do të agojë për të një botë e re, pasi do zbulojë ndoshta edhe vetë shpellën.

“Ju jeni të çmendur që rrini aty poshtë në këtë shpellë vetëm me hije dhe i lini ato t’ ju gënjejnë”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − seven =