Tentojnë t’i vjedhin targat e makinës, pronari i kap në flagrancë - Arbëria News

Tentojnë t’i vjedhin targat e makinës, pronari i kap në flagrancë

MEMALIAJ

Një tentativë që përfundoi pa sukses fatmirësisht. Persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin mëngjesin e sotëm targat e një automjeti tip “Ford Focus” në Memaliaj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, por pronari i automjetit që kishte parkuar makinën pranë banesës, pasi pikasi autorët, i ndoqi për disa metra.

Autorët u detyruan të hedhin targat e vjedhura dhe të largohen. Dyshohet se targat e vjedhura personat që nuk janë identifikuar do t’i përdornin për veprimtari të paligjshme, si transporti i lëndëve narkotike apo grabitje. Pas marrjes së denoncimit Posta e Policisë në Memaliaj ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 2 =