Tërmeti shkund jugun e Shqipërisë/ Ministria e Mbrojtjes jep bilancin e dëmtimeve - Arbëria News

Tërmeti shkund jugun e Shqipërisë/ Ministria e Mbrojtjes jep bilancin e dëmtimeve

Mbrëmjen e djeshme, jugu i Shqipërisë është shkundur nga lëkundje të fuqishme që kanë shkaktuar jo pak dëme materiale, por fatmirësisht jo viktima. Sipas raportimeve te sigurta kanë qënë dy lëkundje të njëpasnjëshme njëri i shkallës 4.7 ballë dhe tjetri i shkallës 3.8 ballë. Vlora, Saranda, Gjirokastra Kuçi e rrethinat përreth janë prekur, si pasojë e epiqendrës që ka qenë vetëm 5 kilometra në thellësi të Himarës dhe 10 kilometra në Adriatik.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se nga të dhënat paraprake, nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale ne 5 banesa në fshatin Kuç.
Katër prej banesava kane dëmtime te lehta dhe një ështe dëmtuar më rendë
“Jemi në kontakte të vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njesive administrative”, thuhet në njoftim.
Ministria sqaron se tërmeti është shoqëruar me një pasgoditje me magnitudë 4 rihter me koordinata 39.95 veri dhe 19.7 lindje me thellësi 33 km dhe epiqendër ne detin Jon.

/Living/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =