TERSI IKU... - Arbëria News

 TERSI IKU…

Ka njerez ters, ka dite ters, ka numra ters e po keshtu edhe kafshe, apo edhe shenja, qe parathone apo sjellin tersllek. Disa e lidhin kete me natyren supersticioze te njerezve te vecante, apo edhe te popujve te tere. Pershembull, populli italian quan ters numrin 13. Shqiptari, ne teresi “i ruhet” te martes. Populli grek e ka superters kur bashkohen ne nje e marta me 13-en.
Quaji bestytni te kota, po deshe. Por kur i lidh me ndodhi te ngjara, mbetesh pa fjale dhe i pranon si aksioma, qe nuk duan tjeter vertetim.
Keto po mendoja kur nje njeri i urtuar nga jeta, qe e ka rrahur “me vaj e me uthull”, sic i thone fjales, me pervoje e mesime te vyera nga kjo jete, ne keto dite te para te vitit 2020, me fliste per 2019-en e hedhur pas kraheve, si per nje shtrige te keqe. Sidomos me shqiptaret, me thosh bariu me disa “universitete” jete. Dhe me renditi refuzimin nga Europa, sherrnajen e politikes ne Tirane e ne Prishtine, gjemen e termetit te 26 nentorit.
“C’mund te prisje tjeter- tha Gezimi-nga nje vit qe nis me te marte dhe mbaron me te marte?”.
Hape kalendarin ne telefon, me tha, dhe shikoje po nuk eshte keshtu. Mbeta pa fjale: 1 janari 2019 e marte dhe po e marte edhe 31 dhjetori. E quajta vertet nje zbulim nga nje vrojtues i vemendshem i kalendarit te jetes, qe nuk mund te ndahet nga bestytnite.
Kisha degjuar te thuhet se Zoti krijoi të ligën dhe të keqen ditën e martë dhe se me kete lidhet keshilla e ardhur “prej te pareve” për te mos e lene per te marten as prerjen e thonjve, as blerjen e dhuratave, “prerjen” e dites se fejeses a marteses, jo se jo. Njoh njerëz që të martën nuk planifikojnë të bejne as udhëtime apo të nisin berje te puneve te rendesishme apo delikate.
Kam lexuar se zanafilla e kësaj bestytnie mbi te marten, vjen nga viti 1453, kur Kostandinopoja ra në duart e osmanëve. Ka qenë e martë. Dhe kjo bëri që në gjysmën tjetër të hemisferës, atë perëndimore, pra me qendër Romën, të përjetohej si ngjarje apokaliptike, tersi vetë. Besohet se ka 6 shekuj qe bestytnia “e marta ditë tersi’, udheton bashke me jetën njerëzore, ende sot, kur qytetërimi perëndimor, ngrihet me se shumti mbi mendimin shkencor.
Por ja qe jeta nuk injoron edhe nje tharm tjeter, qe shpesh e leme te pashpjeguar e te paprekur, duke e
mbyllur ne sundukun e urtise se jetes, duke i quajtur ato “pune te Zotit”.
Gezimi e shtjelloi me tej stigmatizimin e tij per te marten, qe une kuptoja se “e marte” ne perceptimin e tij ishte i tere viti 2019.
– Te martave-me tregoi ai- nuk bente vaki te niste asnje pune e re: as mbjellja, as te korrat, as shtegtimi i tufave te bagetive, as hapja e themeleve per shtepi, as…
Jo se e marta nuk ishte per pune, por per pune qe ishin ne vazhdim. Keshtu tersi qe i perjashtuar dhe mbaresia e siguruar, sipas mencurise dhe praktikes popullore.
Pas tere ketyre, Gezimi e tha edhe nje here ate “zbulimin” e tij: per vitin ters 2019, qe nis e bitis me dite te marte. Shpirtvrare per terslkeqet qe na la, por edhe i lehtesuar qe nje ters te madh kemi tri dite qe e kemi lene pas. Po aq besimplot se ky i riu, me dy njezeta, do te jete te pakten njezete here me i mire me ne.
Autor Thoma Nika

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 20 =