Thaçi: Mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë këtë vit - Arbëria News

Thaçi: Mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë këtë vit

Media e njohur botërore “The Guardian” shkruan se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundshme deri në fund të vitit 2019.

Në shkrimin e medias së njohur, thuhet se Kosova dhe Serbia kanë disa vjet që vazhdojnë bisedimet për normalizim të raporteve.

“The Guardian” kujton se lufta ishte përgjakshme, ndërsa ushtarët serbë shkaktuan së paku 10 mijë të vdekur anembanë Kosovës, kryesisht shqiptarë etnikë.

Kjo media citon Thaçin, duke shtuar dhe se për Ballkanin është me rëndësi edhe normalizimi i raporteve ndërmjet Athinës dhe Shkupit.

/lapsi.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =