Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë fjalës së saj sot në Kuvend u bëri thirrje të gjithë studentëve të Drejtësisë, por jo vetëm, të përfitojnë nga mundësia për t’u punësuar në administratë e për të fituar eksperiencë përmes platformës “Punë e mbarë”.

“Vetëm kjo mazhorancë mund ta zbatojë Reformën në Drejtësi. Lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë prioritet i qeverisë dhe ka pasur mbështetje të rëndësishme financiare. Ashtu si sistemi i sigurisë së burgjeve. Praktika e shëmtuar e punësimit të punonjësve të burgjeve nga selia e partisë është ndaluar dhe tashmë kjo do sanksionohet dhe do ketë dhe ligj përkatës për këtë. Punësimi i punonjësve të Policisë së Burgjeve, realizohet tashmë vetëm përmes akademisë së Policisë”, u shpreh ajo.