THIRRJE PËR APLIKIM PËR ORGANIZATAT E MEDIAVE - Arbëria News

THIRRJE PËR APLIKIM PËR ORGANIZATAT E MEDIAVE

Dt, 19 Mars 2019

Grante për prodhimin e historive multimediale ndër-kufitare “Fqinjët” brenda projektit “Fuqizimi i Mediave të Pavarura në Europë dhe Euro-Azi”

Internews lancon projektin rajonal “Fuqizimi i Mediave të Pavarura në Europë dhe Euro-Azi”, i cili mbështet prodhimin e materialeve ndër-kufitare, duke përfshirë paketat rajonale multimediale, të titulluara “Fqinjët”.
Ne po kërkojmë partnerë për të prodhuar paketa që përmbajnë të paktën dy histori. Në këto histori duhet të ndërthuren formate të shumëfishta të përmbajtjes (p.sh. video, foto, infografika, harta interaktive, anketa dhe mjete të tjera të përshtatshme). Shembujt e produkteve mund të përfshijnë dokumentaret, video-raportimet, intervistat, dhe të tjera, dhe përfshijnë perspektivën nga të paktën dy vende të përfshira në këtë projekt. Këto vende janë: Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kosova, Moldavia, Ukraina, Armenia dhe Gjeorgjia.

Secila paketë “Fqinjët” do të mbulojë një histori të vetme me interes publik (p.sh. politika, zgjedhjet elektorale, ekonomia, biznesi, mjedisi, arsimi, korrupsioni, integrimi Europian dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, emigrimi, minoritetet, duke përfshirë njerëzit me aftësi të kufizuara, shëndeti, mirëqënia sociale, agrikultura, konfliktet dhe të tjera). Aplikantët janë të lirë të propozojnë ide për histori që ata janë të interesuar t’i mbulojnë. Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre në dy formatet e mëposhtme:

1) Produksion origjinal ndër-kufitar (me ose pa udhëtim)
Një kandidat mund të propozojë të prodhojë histori mbi një problematikë të përbashkët në dy ose tre shtete. Zhvillimet në këto shtete mund të integrohen në të gjitha historitë ose secila histori mund të fokusohet në një nga dy ose një nga tre shtetet. Historitë do të prodhohen nëpërmjet raportimeve të zgjeruara në terren me ndihmën e bashkëpunëtorëve, p.sh. gazetarë freelance, ose nga një ekip reporterësh nga media që do të vizitojë shtetin/dy shtetet për të prodhuar historitë. Ekipet do të marrin grante që variojnë nga 4,000 në 7,000 USD.
2) Produksion i dyfishtë ndër-kufitar (grante të barabartë)
Dy kandidatë në dy vende do të marrin grante të barabartë deri në 3,000 USD secila për të prodhuar në bashkëpunim histori mbi një problematikë të përbashkët në vendet e tyre respektive. Fondet do t’u jepen në mënyrë direkte secilës organizatë. Nën këtë mundësi, organizatat mediatike partnere ose individët do të drejtojnë raportimin ne vendet e tyre. Në aplikimet e tyre, organizatat mediatike duhet të demonstrojnë se kanë një partner në një vend tjetër. Udhëtimi për këtë lloj granti nuk është i nevojshëm për shkak të partneritetit të forte në një vend tjetër.

Kjo thirrje është përpiluar për organizatat mediatike dhe shtëpitë e produksionit; gjithsesi, Internews do të pranojë dhe aplikimet nga freelancer të kualifikuar. Çdo kandidat mund të paraqesë deri në 2 aplikime (një për secilën kategori). Aplikimet duhet të dërgohen me e-mail, në gjuhën angleze, në adresën përkatëse deri më daten 15 Prill.
Bashkëngjitur keni linkun në të cilin shpjegohen me detaje hapat për aplikim:

http://balkansmedia.org/…/grants-production-cross-border-mu…

Për më shumë info mund të kontaktoni: Genc Caushi, koordinator i Internews për Shqipërinë, cel: 0683393865, e-mail: gcaushi@internews.org, adresa Rr. Myslym Shyri, Tiranë 1001.

BALKANSMEDIA.ORG
Balkansmedia.org is a web platform planned to be a central space for journalists in the Balkans.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + six =