Thirrje për aplikim për organizatat e mediave - Arbëria News

Thirrje për aplikim për organizatat e mediave

Konkursi i hapur për zgjedhjen e mediave për prodhimin e paketave kombëtare multimediale “Albania Plus” brenda projektit “Fuqizimi i Mediave të Pavaruara në Europë dhe Euroazi”.

Internews Albania në bashkëpunim me Internews po lançon projektin rajonal “Fuqizimi i Mediave të Pavaruara në Europë dhe Euroazi”, një iniciativë për mbështetjen e medias në Europën Lindore, Ballkan dhe në Kaukaz që ka si qëllim të rrisë aksesueshmërinë e qytetarëve në informacionin e besueshëm mbi çështje të rëndësisë publike në Shqipëri të cilat mund të kenë karakter lokal, rajonal ose ndërkombëtar, përmes përkrahjes së medias së pavarur, si dhe rritjen e standarteve të gazetarisë multimediale. Projekti përmes aktiviteteve do te promovojë gazetarinë e ndershme dhe etike, mbulimin bazuar në fakte, pavarësinë e politikave editoriale në organet e medias si dhe lirinë e shprehjes.
Projekti do të mbështesë prodhimin e 10 paketave multimediale të lajmeve të titulluar “Albania Plus”, që do të mbuloje tema të ndryshme me interes për publikun, të cilat do të përmbajnë video, audio, materiale të shkruara, infografika, harta ndëraktive, lojëra, quizzes, etj.
Dy partnere/media të paketës “Albania Plus” do të përzgjidhen nga një grup i Internews ekspertësh të medias, në bazë të një konkursi të hapur dhe do të prodhojnë secila medie pesë paketa multimediale. Konkursi do të jetë i hapur për media lokale dhe kombëtare përfshirë shtypin e shkruar, radiot, televizionet, mediat online, si dhe OJF përkatëse dhe shtëpitë e produksionit.
Çdo paketë multimediale do të mbulojë një tematikë dhe do të përmbajë 3 materiale multimediale të cilat do të prodhohen duke përdorur mjete moderne të gazetarisë vizuale interaktive. Materialet duhet të jenë tërheqëse, të aksesueshme dhe duhet të përfaqësojnë zhanre të ndryshme të medias, të tilla si raportimet, mini-dokumentarët, opinione të ekspertëve, anketa etj.
Tematikat për paketat e “Albania Plus” do të propozohen nga aplikantët. Tematikat do të jenë me interes publik, që do të përfshijnë, por nuk do të kufizohen vetëm me politikën, zgjedhjet elektorale, ekonominë, biznesin, mjedisin, arsimin, korrupsionin, integrimin europian dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, emigrimin, minoritetet, grupet vulnerable, shëndetin, mirëqënien sociale, bujqësinë dhe konfliktet. Formati i materialeve mund të jetë analitik dhe/ose info-argëtues për të nxitur përfshirjen e audiencës.

Buxheti për dy fituesit do të jetë në shumën e 20.000 USD, ku secili do të perfitoje 10,000 USD për të prodhuar nga 5 paketa multimediale, një paketë do të prodhohet cdo 2 muaj.
Kohëzgjatja e projektit “Albania Plus” fillon në mes të muajit Shkurt 2019 dhe përfundon në Qershor 2020.

Mediat fituese do të asistohen dhe këshillohen me trajnime mbi prodhimet multimediale të cilat do të fokusohen në dhënien e know-how dhe të ekspertizës për t’i ndihmuar ato që të prodhojnë përmbajtje me nivel të lartë teknik duke përdorur burime të shumta, teknika verifikimi, të dhëna të bazuara në fakte si dhe teknika ndëraktive për të tërhequr audiencat. Ky projekt shtrihet njëkohësisht në Serbi, Bosnje Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi.
Aplikimet duhet të dërgohen me e-mail, në gjuhën angleze, në adresën përkatëse deri me daten 1 Shkurt, ora 18.00. Aplikimet jo të plota nuk do të merren në konsideratë. Fituesit do të njoftohen brenda mesit të muajit shkurt.

Bashkëngjitur keni linkun në të cilin shpjegohen imtësisht hapat për aplikim:
http://balkansmedia.org/…/contest-selection-authors-product…\

Për më shumë info mund të kontaktoni: Genc Caushi, koordinator i Internews për Shqipërinë, cel: 0683393865, e-mail: gcaushi@internews.org, adresa Rr. Myslym Shyri, Tiranë 1001.

Faleminderit!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 3 =