“Do thyhesh në mes”, Elvana Gjata rrëfen “torturat” e klipit të ri - Arbëria News

“Do thyhesh në mes”, Elvana Gjata rrëfen “torturat” e klipit të ri

Nuk janë bërë ende 24 orë nga publikimi i këngës më të re të Elvana Gjatës, të titulluar “Ku Vajti”, dhe menjëherë kanë filluar të dalin prapaskenat. Ose më mirë të themi, ka filluar të hapet vetë këngëtarja bukuroshe për të. Klipi është shumë i realizuar dhe me koreografi të shumta, të cilat duket se nuk kanë ardhur pa “dhimbje”. Në rrjete sociale Elvana ka rrëfyer prapaskenat duke thënë se “do binte, do thyhej në mes dhe pastaj do të ngrihej sërish”. Por, me çfarë ka shtuar vetë ajo, për fatin e saj balerinët e kanë pritur mirë. Fundja, suksesi do sakrifica.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − eight =