'Tirana i rikthehet normalitetit', Veliaj: Kryeqyteti nuk do i përkulet urrejtjes dhe dhunës - Arbëria News

‘Tirana i rikthehet normalitetit’, Veliaj: Kryeqyteti nuk do i përkulet urrejtjes dhe dhunës

Tirana i është rikthyer normalitetit, një ditë pas protestës së opozitës. Punonjësit e Bashkisë kanë nisur nga puna që mbrëmjen e djeshme për të mos lënë asnjë gjumë nga protesta.

Tirana i është rikthyer normalitetit, një ditë pas protestës së opozitës. Punonjësit e Bashkisë kanë nisur nga puna që mbrëmjen e djeshme për të mos lënë asnjë gjumë nga tubimi i opozitës. Në një reagim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se Tirana, të cilën e cilëson si një shtëpi për 140 kombësi, nuk do t’i nënshtrohet urrejtjes dhe dhunës.

“Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv!  Nuk do t’í përkulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi, dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu”, shkruan Veliaj

/Shqiptarja/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − nine =