Tiranë, 24-vjeçari vdes në aksident, policia fsheh ngjarjen e tre ditëve më parë - Arbëria News

Tiranë, 24-vjeçari vdes në aksident, policia fsheh ngjarjen e tre ditëve më parë

Majtas viktima Taulant Sallaku, djathtas i plagosuri Erald Abdia

TIRANE-Një aksident i mori një të riu tre ditë më parë dhe shoku i tij mbeti i plagosur, ndërsa policia fshehu ngjarjen.

Viktimë e aksidentit që ndodhi në datë 6 korrik, pra ditën e shtunë është Taulant Sallaku 23-vjeç, ndërsa shoku i tij, Erald Abdia 24-vjeç është në gjendje kome. Policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë komunikatë për aksidentin ku humbi jetën 23-vjeçari.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me motor pasditen e së shtunës rreth orës 17:00, kur janë përplasur nga autobusi i linjës Tiranë-Baldushk. Përplasja ishte fatale për Sallakun, ndërsa Erald Abdia ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Viktima Taulant Sallaku

Foto nga vendi i ngjarjes

/Shqiptarja.com

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =