Tiranë/ Babai i plagos të dashurin vajzës sepse bashkëjetonin - Arbëria News

Tiranë/ Babai i plagos të dashurin vajzës sepse bashkëjetonin

policia-e-tiranes

Një person ka plagosur me armë të dashurin e vajzës së tij, sick pasi vendimi i çiftit për të bashkëjetuar ishte marrë pa aprovimin e prindërve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Linzës rreth orës 18:30 në afërsi të Thesarit të Shtetit. 33-vjeçari me inicialet A.G është qëlluar ndërsa ndodhej në banesën e tij.

Burime nga policia e kryeqytetit thanë për Express se është arrestuar një prej autorëve të dyshuar për këtë ngjarje, healing ndërsa një bashkëpunëtor është shpallur në kërkim. Besim Lata u vu në pranga pak minuta pas plagosjes, buy ndërsa B.L u shpall në kërkim. Të njëjtat burime sqaruan se mes autorit dhe të plagosurit kishte mosmarrëveshje për bashkëjetesën e vajzës së autorit me të dëmtuarin, pa dëshirën e prindërve. 33-vjeçari është transportuar në spital, ku bluzat e bardha thonë se gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =