Tiranë/ Prangoset 22-vjeçari, pjesë e grupit kriminal të Admir Tafilit - Arbëria News

Tiranë/ Prangoset 22-vjeçari, pjesë e grupit kriminal të Admir Tafilit

Arrestohet nga forcat e policisë së kryeqytetit 22-vjeçari Dhimitër Zito, sildenafil i cili dyshohet si vrasës me pagesë, dosage pjesëtar në grupin kriminal që drejtonte nga burgu Admir Tafili, try ku bënin pjesë dhe Kristi Pine e Alfred Qefalia.

Policia i ka vënë prangat 22-vjeçarit Zito në mjediset e aeroportit të Tiranës, ndërsa përpiqej të largohej jashtë shtetit.

Ka prova të forta se më datë 4 shtator 2014 në bashkëpunim me Kristi Pine (arrestuar më datë 16.02.2015), Alfred Qefalian (arrestuar më datë 11.02.2015) dhe Adrian Uzuni, i cili është shpallur në kërkim, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Edmond Çakmashin.

Për vrasjen e tij, ishin paguar me 7 mijë euro nga i dyshuari tashmë i arrestuar Alfred Qefalia.

Policia ia ka referuar çështjen Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 3 =