Tjetër lirim nga burgjet, gjykata liron të dënuarin me 20 vite burg - Arbëria News

Tjetër lirim nga burgjet, gjykata liron të dënuarin me 20 vite burg

Gjykata ka liruar të dënuarin me 20 vite burg, Ergys Kolaverin.

Gazetarja Anila Hoxha në një raportim të drejtpërdrejtë, në edicionin e lajmeve në Top Channel, shprehet se Kolaveri është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vite burgim, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar 30 vite.

Gjykata e Apelit ka dhënë për Kolaverin, një i dënuar me 20 vite burg, që të mbahet në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.

Ergys Kolaveri, i cili ishte në gjykim për një vrasje të mbetur në tentativë për një atentat që bëri në burgun e Vaqarrit është dënuar nga Gjykata me 20 vite burg. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për vrasje të mbetur në tentativë.

I pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e Gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.

Plani për të marrë gjakun vëllait, nuk shkoi si duhet, pasi nuk mundi ta vrasë atë që e konsideronte si hasmin e tij, por la të plagosur një të paraburgosur, shtetas i Kosovës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + eleven =