Tmerrohet familja shqiptare… e gjejnë 39 vjeçarin me thikë në bark - Arbëria News

Tmerrohet familja shqiptare… e gjejnë 39 vjeçarin me thikë në bark

Një 39-vjeçar shqiptar në Itali ka lënduar plagosur veten me thikë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në Piane di Montegiorgio, pasi shqiptari i kishte ngulur thikën vetes në bark.

Familjarët të alarmuar menjëherë kishin kërkuar ndihmë dhe në vendngjarje kishte arritur ambulanca dhe një patrullë policore për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Në momentin kur stafi mjekësor kishte arritur në banesë kishin konstatuar se shqiptari kishte qenë vigjilent. Por gjatë transportimit për në spital gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Aty ishte dashur ndërhyrja e një helikopteri për ta dërguar më shpejt në spital. Aktualisht ai ndodhet në urgjencën e Spitalit Torrette në Ancona, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

/abcnews/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 14 =