Tomlinson 'tmerron' aeroportin (Video) - Arbëria News

Tomlinson ‘tmerron’ aeroportin (Video)

Louis Tomlinson u arrestua në aeroportin e Los Angeles pasi sulmoi një fotograf dhe rrëzoi në tokë një fanse femër, cheap pasi u grind me të dashurën e tij.

25-vjeçari u acarua keqas pasi fotografi paparac po bënte foto të tij me të dashurën Eleanor Calder. Por teksa Louis po merrej me fotografin, more about e dashura e tij, page Eleanor u përfshi në një grindje me një fanse e cila ishte duke filmuar me celularin e saj.

Teksa po shkonte tek e dashura ai bërtiti: “Çfarë po ndodh? A mund të na ndihmojë dikush?”. Policia e aeroportit ndërhyri më pas, duke larguar çiftin e famshëm nga fansat.

Louis u arrestua më pas, por u lirua, megjithëse do t’i duhet të paraqitet në gjykatën e Los Angeles më 29 mars. Në dokumenta thuhet se duhej të paguante 20 mijë dollarë për lirimin e tij, por ai nuk pagoi asgjë. Shumë fansa ishin kundër arrestimit të tij, pasi nuk ndërhynë në kohë autoritetet e aeroportit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 8 =