“Trafikimi në sytë e fëmijëve”, hapet ekspozita me punimet e rreth 140 nxënësve - Arbëria News

“Trafikimi në sytë e fëmijëve”, hapet ekspozita me punimet e rreth 140 nxënësve

Fenomeni i trafikimit, i parë në sytë e fëmijëve, ka qenë në fokus të ekspozitës së çelur pranë Qendrës Rinore Tiranë, në kuadër të muajit antitrafik.

Në ekspozitë janë paraqitur rreth 140 punime të nxënësve që përshkruajnë me anë të pikturave e vizatimeve këtë fenomen.

Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se trafikimi i qënieve njerëzore është një çështje që shkon përtej kufijve, ndaj angazhimi kundër fenomenit duhet të jetë mbarë-shoqëror.

“Falënderimet më të mëdha shkojnë sigurisht për të gjithë fëmijët e mrekullueshëm të sistemit para-universitar që ne kemi në Shqipëri. Me pikturat dhe vizatimet e tyre na e kanë hijeshuar godinën sot, por edhe kanë dhënë mesazhe shumë të forta në lidhje me luftën kundër fenomenit të trafikimit”, tha Voda.

Për 9 punimet më të mira janë shpërndarë edhe çmime.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − thirteen =