Një vajzë 11 vjeçare në West Covina, të Kalifornisë vdiqa pasi lau dhëmbët. Nëna e vajzës tregoi se vajza e saj kishte vdekur për shkak të pastës së dhëmbëve.

Sipas mediave amerikane të cilat citojnë burime nga policia 11-vjecarja ishte intolerante ndaj qumështit dhe pasta e dhëmbëve që ajo kishte përdorur ishte me përmbajtje qumështi.

Monique Altamirano nëna e 11-vjeçares tregoi se vajza e saj po lante dhëmbët në banjo me të motrën 15-vjeçare. Kjo e fundit del nga banjoja e trmerruar dhe i tregon nënën së saj se Denise nuk merrte më frymë.

Nëna tregoi se kur hyri në banjo vajsë i ishin nxirë buzët. Ajo lajmëroi menjëherë ambulancën por kur ajo mbërriti vajza kishte ndërruar jetë e mbytur. Prindërit e 11-vjecares treguan se nuk e kishin lexuar etiketën e pastëve të dhëmbëve.

(BalkanWeb)