Traineri i “Tiranës”, Mema: “Partizani” na shkatërroi, te Tirana lojtarët talleshin - Arbëria News

Traineri i “Tiranës”, Mema: “Partizani” na shkatërroi, te Tirana lojtarët talleshin

Partizani na shkatërroi, por te Tirana ditën e parë gjeta lojtarë që qeshnin”. Ardian Mema rrëfen ditët e tij te Tirana e “ëndrrave”. Nga momenti ku shkeli te bardheblutë, te fitorja e fundit me Flamurtarin, Mema ka paralajmëruar të gjithë se te Tirana është ai që bën ligjin.

Trajneri tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” rrugëtimin që gjithmonë ka pasur pikëpyetje pa fund, por që ka vendosur të qëndrojë bardheblu, duke rrezikuar madje edhe të thyejë xhamat e dhomave të zhveshjes. Për të gjitha këto, por jo vetëm, ja rrëfimi i Memës.

Keni luajtur ndoshta “bixhoz” me karrierën tuaj, duke marrë përsipër një skuadër me një “mal” mbi kurriz…

Nuk kam marrë më shumë se ç’duhet në kurriz. Kam njëlloj vetëbesimi për Tiranën te vetja. Ndoshta nuk është e mirë, por realisht nuk e mendoja kështu. Në momentin që shkova te Tirana, pata një lloj zhgënjimi. Java e parë ishte për t’u harruar. Shpeshherë e kujtoj me njerëzit e mi të afërt.

Kam parë ca futbollistë me “motorë të fikur”, shprehje që nuk dua ta përdor, por ishin në një gjendje qetësie edhe pse ishin në fund. Kurrkush nuk kishte marrë një përgjegjësi mbi vete. Ditën e parë shihja Sentamunë që nuk donte të tregonte asgjë. Rrinte duke qeshur gjithë kohën. Është një rast si shumë të tjerë, por lojtari e kuptoi, reagoi dhe luajti.

Si Sentamu ishin shumë të tjerë. Ishte një ditë stresi, nuk e kuptoja pse isha atje. Me kalimin e ditëve të gjithë e kuptuan filozofinë time. Tani e njohim njëri-tjetrin.

(Panorama Sport)

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 1 =