Transplanti me i çuditshëm i bërë ndonjëherë - Arbëria News

Transplanti me i çuditshëm i bërë ndonjëherë

Disa nga studimet më të avancuara mjekësore janë bërë në fushën e sistemit intestinal, përkatësisht sistemit të tretjes dhe pranisë së baktereve dhe viruseve në të, raporton Gazeta Express

Rëndësia e pranisë së viruseve dhe bakterieve në biomin tonë është e madhe, sepse ndikon në sistemin imun, peshën dhe ndryshimet emocionale të njeriut.  Janë bërë shumë studime dhe hulumtime në këtë fushë duke tentuar ta përmirësojnë shëndetin e sistemit tretes.

Së fundmi, është duke u aplikuar një metodë krejtësisht e re për ta përmirësuar sistemin tretës të një pacienti, dhe transplanti I bërë do t’iu duket I çuditshëm, mirëpo për disa ka qenë shpëtues I jetës.

Procedura e përdorur që njihet me termin FMT, përfshinë marrjen e fecesit nga një donor I shëndetshëm dhe vendosjen e saj në pacientin e sëmurë. Pacientët të cilët I nënshtrohen kësaj procedure zakonisht vuajnë nga një infeksion I shkaktuar nga bakteria Clostridium difficile, I cili prekë 14.000 njerëz çdo vit. Simptomat e këtij infeksioni janë: diarre kronike, dhimbje e regjionit abdominal dhe ethe – shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Trajtimet standarde të cilat përfshijnë antibiotikët kanë rezultuar që shkaktojnë më shumë dëm, andaj është shfaqur nevoja për një gjetje të një trajtimi të ri I cili do të jepte efekt. Procedura zgjatë përafërisht 30 minuta, bëhet me anë të një tubi I cili insertohet në rectum dhe jep efekte të menjëhershmë duke rezultuar I suksesshëm në 90% të rasteve.

Një në pesë raste kanë humbur jetën si pasojë e këtij infeksioni. Ky trajtim ka filluar të aplikohet kohëve të fundit në vetëm disa spitale të cilat e kanë aprovuar, dhe pritet që aplikimi I tij të zgjerohet edhe nepër spitale dhe vende të tjera./Express

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × one =