"Tritoli", Policia parandalon atentatin në Fushë-Krujë - Arbëria News

“Tritoli”, Policia parandalon atentatin në Fushë-Krujë

Sërish eksploziv në Fushë-Krujë. Rreth 200 gr lëndë plasëse u gjend mëngjesin e sotëm në një automjet i cili ishte parkuar në afërsi të tregut.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kastrioti”, drugs nga ku mësohet se kanë mbërritur forcat xheniere. Lënda plasëse u gjend në gomën e parë të automjetit tip “BMW X5”, stuff me targa AA 858 IS, tadalafil para se të shpërthente. Ajo u identifikua nga një kalimtar i rastit, i cili kishte vënë re një pajisje të dyshimtë në gomën e përparme të automjetit.

Pas identifikimit të eksplozivit, policia rrethoi zonën, ndërsa pritet të bëhet shpërthimi i kontrolluar. Sipas burimeve nga policia, mësohet se automjeti i përket një personi me precedentë penalë, me inicialet D.B.  Ditën e djeshme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, kishte paralajmëruar se mund të kishte shpërthime të tjera.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − five =