Tronditëse: Kërkohen 6 vite burg për ish yllin e Juventus dhe Italisë - Arbëria News

Tronditëse: Kërkohen 6 vite burg për ish yllin e Juventus dhe Italisë

Probleme në horizont për sulmuesin kampion bote me kombëtaren italiane në vitin 2006. Bëhet fjalë për Vincenzo Iaquinta, ish sulmuesi i Udinese dhe Juventus, i cili gjendet në probleme të mëdha ligjore. Në procesin Aemilia, prokurorët kanë kërkuar një dënim prej 6 vitesh për futbollistin krotonez, me akuzat tronditëse të krimeve të kryera me armë dhe sfond mafioz. Edhe më keq kanë shkuar punët për të atin Giuseppe, i cili rrezikon plot 19 vite burg.

Organi i akuzës në maksi-procesin Aemilia mbi infiltrimet të ‘ndragheta-s në Emilia Romagna ka kërkuar dënimin e të 151 të pandehurve me një total prej 1712 vitesh.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 2 =