Turizmi sektori në goditjen “shok” të politikës - Arbëria News

Turizmi sektori në goditjen “shok” të politikës

Ediola Braha

Fotografia e Ediola Pashaj Braha -Faqja Zyrtare

 

Ditet e fundit nje shqetesim ne rritje ka marre peshen e nje ndikimi negativ per ekonomine ne pergjithesi dhe turizmin ne vecanti. Turizmi eshte sektori me shpresues per qarkun e Gjirokastres. Investimet e individeve, kompanive dhe vete qeverise aktuale ne kete sektor perbejne jo vetem orientimin kryesor, por shpresen kryesore per zhvillim. Nuk po futem ne tregues te financimeve apo te investimeve pasi ato behen perhere te njohura prej ministrave apo deputeteve te shumices socialiste dhe sidomos prej institucioneve vendore te promocionit turistik. Por une dua te bej me dije per opinionin publik te vendit, se nga komunikime qe kam si deputete e qarkut te Gjirokastres, fluksi i turisteve dhe i prenotimeve ne rrjetin e hoteleve te qarkut tone, ka nje renie prej gati 15 per qind. Kete shifer e konfirmojne shoqatat vendore te turizmit, operatoret kryesore turistike te tri qyteteve si Gjirokastra, Permeti dhe Tepelena. Madje prej banoreve qe prej kohesh investojne ne lloin e turizmit familjar permes komunikimeve virtuale si booking etj, pronotimet e ketij muaji kane njohur nje terheqje porosish ne masen prej 15 deri ne 18 per qind. Ky eshte nje alarm i madh dhe problem me ndikim te fuqishem ne ekonomine lokale, ne buxhetet e familjeve, te operatoreve dhe subjekteve turistike te ketij rajoni. Keto jane pasoja qe nuk ndalen dot as me urdher e as me propagande. Madje ato sipas gjasave do te ndeshkojne edhe vete qeverine ne treguesit e planifikuar per te ardhurat ne buxhetin publik prej turizmit. Kjo goditje mbi sektorin me shpresedhenes te ekonomise sone nuk erdhi nga jashte. Ky ndeshkim mbi ekonomine dhe turizmin e vendit po vjen prej nesh, prej politikes. Ne qutete dhe ne familje per kete pasoje po na mallkojne e nuk na mbeshtesin. Nuk mbeshtesin askend sepse ne e dime qe njerezit kane te parin hallin e vetes dhe po e urrejne politiken e cila tashme eshte e vetmja shkaktare e kesaj goditjeje. Kriza politike dhe konflikti politik qe vjen prej Tiranes po perballet me pakenaqesine e qytetareve ne te gjitha qarqet e vendit. Nuk ka me asnje te drejte te shkaktoje pasoja mbi ekonomine qytetare politika tradicionale e kesaj kohe 30 vjecare. Institucionet politike dhe sidomos partite e vendit e kane per detyre dhe detyrim urgjent te marrin ne konsiderate kete pasoje rrenuese qe po i shkaktojme ekonomise kombetare dhe vecanerisht ekonomise qytetare. Ky nuk eshte nje apel nga pozita e se perfshires ne politike, por nga maredhenia qe kam me jeten lokale dhe qytetaret e mi ne nje zone periferike te vendit. Alarmi per rrezikimin e veprimtarise se vetme shpresedhenese te turizmit ne Jug te vendit, si e vetmja mundesi per te mbajtur banoret ne keto zona, nuk ka nevoje per veshe te nje personi, por per vemendjen e krejt shtetit dhe sidomos pushteteve politike. Kjo eshte e vetmja rruge qe Jugu i vendit te mos zbrazet, qe qytetet dhe fshatrat te mos rrenohen dhe qe investimet publike te bera nder vite e me vlera disa miliona euro te mos hidhen poshte e te krijojne nje zone mjerane. Ne emer te ketij interesi jetik ne kete rajon te vendit, duhet te ndalet ky ndeshkim i padrejte, i pajustifilueshem dhe kriminal. Eshte e vetmja here qe autori dhe protagonisti negativ nuk eshte anonim, por qe mund t’i veme gishtin dhe e kemi brenda nesh dhe ne kete konflikt te peshtyre politik qe po ngrene te vjeter e te rinj te politikes me nder shqiptare.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − seven =