UEFA “zbulon” rekordin e Dinamos, vetëm 3 ekipe kanë bërë më shumë fitore radhazi! - Arbëria News

UEFA “zbulon” rekordin e Dinamos, vetëm 3 ekipe kanë bërë më shumë fitore radhazi!

Vetëm tre ekipe në historinë e futbollit europian kanë pasur një ecuri rekord më të mirë se ajo e Dinamos së Tiranës, që në sezonin 1951/52 doli kampion, duke arritur 25 fitore radhazi. Ky është rekordi që mbetet në fuqi në futbollin shqiptar dhe vështirë se do të thyhet. Kjo jo vetëm prej nivelit të ekipeve, por sidomos prej faktit që vetëm tre ekipe kanë bërë më mirë se Dinamo.

Image result for dinamo tirana

Në bazë të një statistike të nxjerrë sot nga faqja zyrtare në internet, skuadra që ka bërë më shumë fitore radhazi ka qenë Benfica, e cila ka arritur 29 fitore radhazi duke nisur nga fundi i vitit 1971 deri në fillim të vitit 1973. Ishte Benfica e legjendarit Eusebio. Në vendin e dytë të rekordeve me më shumë fitore radhazi është Dinamo e Zagrebit, që fitoi 28 ndeshje radhazi më sezonin 2006/07 në Kroaci.

Image result for dinamo tirana

Dinamo e Zagrebit e ndan rekordin me Ferencvaros, që nga viti 1931 deri në vitin 1933, fitoi 28 ndeshje radhazi në Hungari. Më pas, “shfaqet” Dinamo e Tiranës me 25 fitore radhazi në vitin 1951/52, ashtu si Celtic në sezonin 2003/04 të kampionatit skocez. 24 fitore radhazi ka bërë Crvena Zvezda në Serbi në sezonin e kaluar 2015/16, ndërsa suedezët e Malmoe kanë bërë 23 fitore radhazi në vitin 1950. /TeleSport

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 15 =