UGSH-Gjirokastër kundër situatës në RTV – Publik “Gjirokastra” - Arbëria News

UGSH-Gjirokastër kundër situatës në RTV – Publik “Gjirokastra”

Drejtuesi aktual i Radio Televizionit Gjirokastra z. Piro Nase, drug prej më shumë se një viti, online ka kryer shkelje të provuara të etikës profesionale, cheapest ka shkelur në mënyrë të përsëritur lirinë personale të gazetarëve dhe ka censuruar qëllimisht cdo aktivitet me interes publik që i shkonte ndesh me interesat e ngushta vetjake apo politike…”.

Nëpërmjet një deklarate të publikuar Unioni i Gazetarëve shqiptarë, dega Gjirokastër ka shprehur shqetësimin e vet lidhur me situatën aspak profesionale, që sundon brenda televizionit Publik “Gjirokastra”, i cili është pjesë institucionale e Radio Televizionit Publik Shqipëtar. Ja çfarë lexohet në deklaratën e publikuar prej tij:

“Unioni Gazetarëve, dega Gjirokastër po vëren me shqetësim situatën e krijuar falë presionit dhe censurës me prapavijë politike që po ndodh brenda Televizionit Publik Gjirokastra.

Në 70-vjetorin e themelimit të Radio Gjirokastrës, një prej dëshmive më të rralla mediatike në Jug të vendit, institucioni gjendet më i mbyllur se kurrë.

Kjo media e uzurpuar prej paranojës personale dhe presionit politik në një kohë që Shqipëria po bën përpjekje për të zbatuar versionin më të avancuar të ligjit për të Drejtën e Informimit meriton që ti rikthehet publikut.

Drejtuesi aktual i Radio Televizionit Gjirokastra z. Piro Nase, prej më shumë se një viti, ka kryer shkelje të provuara të etikës profesionale, ka shkelur në mënyrë të përsëritur lirinë personale të gazetarëve dhe ka censuruar qëllimisht çdo aktivitet me interes publik që i shkonte ndesh me interesat e ngushta vetjake apo politike.

Sipas së njëjtës strategji, në përvjetorin e 70 të medias publike të vetme në rajon , Radio Televizioni Gjirokastra ka vendosur të përjashtojë nga ky event gazetarët që nuk përmbushin kriteret politike dhe shijen personale të z. Piro Nase, mediat që ata përfaqësojnë e për pasojë edhe publikun që informohet prej tyre. Në këtë të drejtë janë të përjashtuar emra dhe gazetarë kontribues për vite e dekada me rradhë, të cilët kanë gjurmët e tyre të pashlyeshme në arkivën dhe veprimtarinë e këtij filiali të medias publike në zonën jugore të vendit.

Unioni i Gazetarëve, me keqardhje, i vlerëson këto akte të njëpasnjëshme si kërcënim të hapur të vlerave të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, deformim të rolit dhe misionit të gazetarit, shpërdorim të funksionit publik, fyerje për brezat e shumta të gazetarëve që kanë kontribuar për këtë media dhe regres të theksuar të kuadrit të përgjithshëm të së drejtës së informimit.

Së fundi me të drejtën që na jep liria e shprehjes, parimet e paanësisë dhe integritetit i bëjmë thirrje opinionit publik dhe të gjithë gazetarëve në vend të tregojë ndjeshmëri ndaj këtij uzurpimi, pasi media publike rajonale meriton t’i përkasë publikut”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =