Katër urdhër-arreste për katër deputetë të opozitës - Arbëria News

Katër urdhër-arreste për katër deputetë të opozitës

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”78786″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Pak paraditen e sotme, Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për katër deputetët e opozitës. Sikurse raportojnë mediat kosovare, pas vendimit policia është e autorizuar të sjellë forcërisht në seancën e datës 23 shkurt 2016, datë e shtyrë kjo pas mungesës së deputetëve të proceduar në seancën e sotme, përkatësisht Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Faton Topallin dhe Donika Kadaj–Bujupin. Kjo është dhe seancë për shqyrtimin fillestar. Gjyqtari që ka marrë vendimin është Beqir Kalludra.

Në fakt ka qenë ardhja me vonesë e vetë gjyqtarit Kalludra shkaku që deputetët e opozitës pas një pritjeje janë larguar nga seanca 15 minuta pasi ishte dashur të niste ajo, raporton KTV, sipas të cilës “Haxhiu, Topalli dhe Kadaj–Bujupi kanë pritur deri në orën 9 e 15 minuta që në sallën e gjykimit të vijë gjyqtari dhe kur kjo nuk ka ndodhur ata janë larguar”.

Ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ka qenë fare i pranishëm në këtë seancë.

“Edhe herën e kaluar na është dashur ta presim një orë gjyqtarin dhe kjo është papërgjegjësi e tyre. 17 shkurti është afër prandaj ne po largohemi sepse kemi shumë punë dhe nuk kemi kohë të presim”, ka thënë e pyetur për rastin deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, duke mohuar të ketë dijeni pë mungesën e  Albin Kurtit.

Por të brengosur me këtë gjendje të sistemit të drejtësisë janë shprehur edhe deputetja e AAK-së e ai i VV-së.

Gjyqtari Kalludra megjithatë nuk ka dhënë sqarim pse seanca nuk ka nisur në orën 09.00 Kjo është seanca e dytë ndaj deputetëve të opozitës që akuzohen “Për rrezik të përgjithshëm” dhe “Përdorim  arme”, dy vepra këto që lidhen me hedhjen e bombave të gazit lotsjellës në Kuvend.

Arberia News

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =