Urim i organizatës Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Viti 2019 një kohë e re arritjesh për gazetarët shqiptarë! - Arbëria News

Urim i organizatës Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Viti 2019 një kohë e re arritjesh për gazetarët shqiptarë!

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë uron gjithë gazerarët për Vitin e Ri 2019! Qoftë një vit i mbarë e me suksese për të gjithe gazetarët, për anëtarët e organizatës sonë në veçanti dhe mediat shqiptare në gjithë hapesirën!

Organizata jonë beson se viti që sapo kemi hyre, do të jetë një kohë e re për rolin dhe kontributin e anëtarësise së saj në jetën shoqërore, në misionin e informimit dhe të shërbimit publik.
Ky vit është periudhë e shumë sfidave për komunitetin tonë profesional, por koha e re do provojë se përballë këtyre sfidave do të dëshmohemi reagues dhe profesionistë në misionin fisnik që kemi zgjedhur.
Në këtë vit të ri, anëtaresia e Unionit te Gazetareve Shqiptare kanë një kalendarë të pasur veprimtarish dhe synimesh, realizimi i të cilave do ta rrisin besueshmërinë dhe rolin e saj në jetën mediatike, në spektrin e organizatave shqiptare, nder organizatat më të rëndësishme të gazetareve në rajon si dhe do të shtojnë anetaresimin e saj në organizmat dhe forumet nderkombetare të gazetareve.
Me urimet për suksese të perditshme në jeten dhe veprimtarinë e çdo gazetari shqiptar!

Unioni i Gazetareve Shqiptare
Zyra e shtypit

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + twenty =