Ushqimet që duhet dhe nuk duhet t’i kombinoni - Arbëria News

Ushqimet që duhet dhe nuk duhet t’i kombinoni

Sic dihet, information pills rregulli bazë i të ushqyerit është ngrënia në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Por këtu të gjithë bëjmë gabime.

Dhe, sipas dietologëve, gabimet më të mëdha me ushqyerjen e shëndetshme nuk janë aspak në përzgjedhjen e produkteve, por në kombinimin e tyre. Një jetë e shëndetshme dhe me pak komplikacione në organizëm është e lidhur ngushtë me këto kombinime të duhura dhe ato që nuk duhen kansumuar bashkë.

Prandaj themi që duhen ditur disa kombinime të produkteve për të seleksionuar ato që janë të shëndetshme nga ato që nuk janë.

Më konkretisht disa kombinime të duhura produktesh janë:

Spinaq dhe vaj ulliri; Spinaqi përmban vitaminë K, e rëndësishme për faktorin e koagulimit të gjakut. Për ta asimiluar më mirë atë, duhet ta shoqëroni me vaj ulliri. Ky është kombinimi i parë dhe më perfekti sepse që të dy këto produkte janë shumë të domosdoshme për shëndetin tonë dhe nëse merren së bashku nuk ja humbasin vlerat njëri-tjetrit, por na ndihmojnë neve që të kemi një organizëm më të shëndetshëm.

Luleshtrydhe dhe kos: Bashkimi i luleshtrydhes dhe i kosit natyral këshillohet në rastet e dhembjes së barkut. Kalciumi i pranishëm në kos është në gjendje të rregullojë spazmat, ndërsa kaliumi që përmban luleshtrydhja redukton lëngjet e tepërta. Kështu trupi hidratohet në mënyrën e duhur dhe merr vitaminat e nevojshme.

Banane dhe bajame: Bajamet dhe bananet përmbajnë tirosin dhe triptofan. Bëhet fjalë për dy aminoacide që ju rrisin humorin. Në rastet kur ju jeni të stresuar dhe në ankth ky kombinim është perfekt për t’ju qetësuar. Do të ndjeheni shumë mirë nëse e konsumoni para një provimi, ose pas një dite pune shumë të lodhshme etj.

Specat dhe karkalecat e detit: Specat dhe karkalecat e detit së bashku mbrojnë sytë nga rrezet e diellit. Të gjitha perimet me ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë janë të pasura me luteina dhe zeaxantin, ndërsa karkalecat e detit me astaxantin. Këto tre substanca i përkasin familjes së karotenoideve, që mbrojnë retinën nga stresi i shkaktuar nga drita dhe përmirësojnë shikimin.

Salmon dhe brokoli: Perimet si brokoli përmbajnë një sasi proteinash që të bashkuara me vitaminën D, e pranishme në salmon, i lejojnë organizmit të bëjë një asimilim korrekt të kaliumit, i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Mollë dhe çokollatë e zezë: Thuhet se “një mollë në ditë mban larg mjekun”. Ky frut përmban kuercetin, një antioksidant që mbron enët e gjakut. Veprimi i saj fuqizohet nga katekina, një tjetër antioksidant që gjendet në rreth 70% të çokollatës së zezë.

Kombinime që duhen eliminuar, sepse nuk janë të shëndetshme:

Buka e bardhë dhe marmelata: Ky kombinim bëhet zakonisht në mëngjes, por në fakt nuk është i duhuri, sepse përmban një sasi të madhe sheqeri dhe nuk jep energjinë e duhur, përkundrazi, ju mban të lodhur gjatë gjithë ditës. Ju mund të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur për momentin, por fuqitë do të pakësohen dhe shumë shpejt do të ndjeni efektin e lodhjes.

Qumësht dhe drithëra: Ky është një mëngjes shumë popullor, por që ka rreziqe. Të dy ushqimet përmbajnë karbohidrate që treten lehtë, të cilat mund të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak dhe ulje të energjisë.

Qofte me pure patatesh: Qoftet janë një burim i mirë proteinash, por ato kanë përmbajtje të lartë yndyrash dhe kalorish. Ndërkohë pureja siguron pak fibra dhe duke pasur në përbërje edhe gjalpin, bëhet një vakt me nivele të larta yndyre të ngopur. Përveç kësaj, mungesa e fibrave mund të shkaktojë kapsllëk.

Prandaj këto kombinime produktesh nuk duhet të ndodhin dhe në këtë mënyrë ju do të ndiheni më mirë dhe do t’i dhuroni vetes një shëndet të plotë.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × five =