Vala e të nxehtit/ Temperaturat deri në 43.3 gradë - Arbëria News

Vala e të nxehtit/ Temperaturat deri në 43.3 gradë

Një valë ekstreme të nxehti ka nisur të godasë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë me temperatura që pritet të mbërrijnë pikun gjate fundjavës.

Rreth 200 milionë persona pritet të preken prej saj në qytetet kryesore amerikan si New York, Washington e Boston në bregun lindor.

Sinoptikanët thonë se në Uashington DC, termometri pritet të shënojë 43.3 gradë celsius. Sipas tyre, per një kohë të shkurtër, atje do të ndihet po aq e nxehtë sa dhe në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë.

Paralajmërimet janë për një valë të nxehti “të shkurtër dhe përcëlluese”, ndërsa njerëzit janë këshilluar të pinë sa më shumë ujë e të shmangin aktivitet e forta fizike.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =