VAR në Europë mund të ndryshojë historinë, finalja e Champions e përcaktuar nga arbitrat - Arbëria News

VAR në Europë mund të ndryshojë historinë, finalja e Champions e përcaktuar nga arbitrat

Italia është lodhur dhe tani, ndërkohë që pret hapat zyrtare, proteston. Sepse nuk dinë të pranojnë humbjet, do thonte dikush. Sepse për gjithçka ka një limit, do thonte dikush tjetër. Fakti është se pas sulmeve të Andrea Agnelli në përfundim të Real Madrid-Juventus, të mbështetura edhe nga rivali në kampionat Aurelio De Laurentiis, në fund të Roma-Liverpool erdhi edhe tërbimi verdhekuq. Në lojë ishte finalja e ëndrrave, por ata që do të përballen me kampionët në fuqi të Real Madrid do të jenë anglezët e Liverpool.

Skuadër e bukur ajo e Klopp, por mund të ishin De Rossi me shokë ata që do të sfidonin Cristiano Ronaldon. Ndoshta, pavarësisht fitores së bindshme 5-2 të të kuqve në ndeshjen e parë, do të kishte mjaftuar të merrnin nga arbitri Skomina atë që kryeqytetasit italianë meritonin. Por fërshëllima sllovene nuk i ka dhënë Romës një penallti të dukshme (bashkë me kartonin e kuq), nuk i ka dhënë një tjetër penallti Dzekos duke sinjalizuar një pozicion jashtë loje inekzistent, dhe askush nuk e ka ndihmuar arbitrin që të marrë vendimin e duhur. As asistentët, as VAR-i. Sepse ky i fundit në Champions nuk ekziston. Do të jetë i pranishëm në Botëror, por në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental nuk do të jetë as në sezonin e ardhshëm, atë 2018-2019. Lajmin e bëri të ditur prezidenti i Uefa, Alexander Ceferin, sepse “askush nuk e di ende se si funksionon saktësisht” dhe “ka akoma shumë konfuzion”. Kështu që mund të përgatitemi për rezultate të tjera të “falsifikuara” sërish nga gabime trashanike, të cilave askush nuk do t’u japë zgjidhje. Duke irrituar në këtë mënyre protagonistat e dëmtuar të këtij sporti, si dhe duke u dhënë fund ëndrrave të tifozëve të apasionuar.

Të shumtë ishin ata që pas përfundimit të Roma-Liverpool 4-2, kanë thënë se me VAR, finalja do të ishte Roma-Bayern Munchen. Askush nuk do të mund ta thotë ndonjëherë me bindje, por gjasat duket se shkonin të gjitha në këtë drejtim. VAR, në rastin e Real-Bayern do t’u kishte dhënë me sigurinë më të plotë penalltinë bavarezëve për topin që Marcelo preku me dorë në zonë pas krosimit të Kimmich, të pranuar më pas në deklaratë për shtyp edhe nga vetë mbrojtësi brazilian. Për të mos folur pastaj për ndërhyrjen e Sergio Ramos ndaj Leëandoëski në zonën madrilene. Me siguri, VAR do të kishte ndërprerë ndeshjen Roma-Liverpool në minutën e 63-të, kur një goditje e El Sharaawy u bllokua nga dora e Alexander-Arnold (duhej të ishte penallti dhe karton i kuq”. VAR mund të ishte i dobishëm edhe në minutën e 49-të, ndërkohë që ndeshja ishte 1-2, kur Dzeko fitoi një penallti, por u dha një pozicion jashtë loje inekzistent. Duke dëmtuar ndeshjen, dhe duke përcaktuar një finale e cila ishte e gjitha e vendosur, jo nga loja në fushë, por nga fërshëllima e arbitrave. Siç ka ndodhur rregullisht në Champions këto vitet e fundit.

Përkthyer nga Sportmediaset

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =