Vazhdon kërkimi për Balilin, dyshime se fshihet në resortin luksoz "Santa Quaranta" - Arbëria News

Vazhdon kërkimi për Balilin, dyshime se fshihet në resortin luksoz “Santa Quaranta”

Në orët e para të mëngjesit janë parë forca të shumta të policisë dhe FNSH-së në Sarandë e fshatrat përreth. Burimet thanë se po bëhen kontrolle për kapjen e Klement Balilit, generic ku është kontrolluar edhe resorti turistik luksoz “Santa Quaranta”, në pronësi të familjes Balili.

Po ashtu bëhet me dije se në komisariatin e policisë së Sarandës ndodhen drejtues të policisë nga Tirana e Vlora.

Më 11 dhjetor policia kontrolli edhe banesën e Balilit, aty ku arrestoi një tjetër person, si dhe gjeti 2 armë, por jo të shumëkërkuarin, ndërsa pak ditë pas këtij operacioni SHKB nisi hetimet për dekonspirim në të paktën 3 operacione për kapjen e tij. Tre janë efektivët të cilët janë pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve, ndërsa shërbimi i kontrollit të brendshëm mbetet i rezervuar në dhënien e informacioneve për këtë çështje.

44-vjeçari Klement Balili akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Greqi e po ashtu edhe me vendet e BE-së. Hetimet nga shteti fqinjë, thonë se Balili mund të ketë ndryshuar emër, por nuk përjashtohet as mundësia që të ketë ndryshuar pamjen e jashtme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =