Vdes 38-vjeçari nga i ftohti i acartë - Arbëria News

Vdes 38-vjeçari nga i ftohti i acartë

Një 38-vjeçar është gjetur i vdekur në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima me inicialet A.S është gjetur i vdekur në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve të policisë nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Pasi është identifikuar në listën e personave pa banesë38-vjeçari është kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Specialistët e Zonës, drug dhe sot është gjetur i pajetë.

Nga hetimet rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =