Vdes ne valixhe, marokeni tentoi të shkonte në Spanjë - Arbëria News

Vdes ne valixhe, marokeni tentoi të shkonte në Spanjë

­

C_4_articolo_2126214_upiImagepp

Historitë e emigrantëve që duan me çdo kusht të arrijnë Europën janë sa të ndyshme, this site aq edhe të dhimbshme, page kur në fund humbasin jetën. Një emigrant maroken, 27­vjeç ka tentuar të hyjë në Europë nëpërmjet Spanjës, i mbyllur brenda në një valixhe, e sistemuar në bagazhin e makinës nga vëllai i tij.

Por, fatkeqësisht ëndrra europiane u pre në mes për të, pasi vdiq nga asfiksia pak para se të prekte brigjet spanjolle. Marokeni u gjet i vdekur nga vëllai i tij pak para se trageti të prekte Spanjën. Mësohet se vëllai i viktimës që kishte pasaportë franceze është arrestuar. Miliona emigrantë përpiqen të hyjnë cdo vit në mënyrë ilegale në vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet Spanjës.

Është ende i gjallë kujtimi i Abou, djaloshit 8­ vjeçar që tentoi të kalonte kufirin në një valixhe dhe që tani autoritet evropiane i kanë dhënë leje qendrimi bashkë me familjen. Një histori e nisur nga dëshpërimi kjo, por që përfundoi mirë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 15 =