Veliaj i dorëzon “Medaljen e mirënjohjes” violinistit shqiptar - Arbëria News

Veliaj i dorëzon “Medaljen e mirënjohjes” violinistit shqiptar

Violinisti shqiptar me famë botërore, Tedi Papavrami dhe pianisti François Frederic-Guy sollën mjeshtërisht për publikun kryeqytetas në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodokse tingujt e sonatave më të njohura të Ludëig van Beethoven.

Pas koncertit, Papavrami u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi talentin e violinistit shqiptar.  Në emër të qytetarëve të Tiranës, ai i dorëzoi artistit “Medaljen e mirënjohjes” dhe e falenderoi për vëmendjen e vazhdueshme që tregon për vendin e tij.

“Si kryetar të jap medaljen e mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës. Unë e di që ti i përket gjithë Shqipërisë, gjithë Evropës dhe gjithë botës sot, me aq i madh sa je bërë, por gjithmonë ne të Tiranës na pëlqen të të quajmë më tonin, se sa të tjerët, dhe besoj se mund të mburremi sadopak, që një djalë i qytetit tonë na ka bërë kaq krenarë, tha veliaj.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − five =