Veliaj hap mensat sociale me rastin e Krishtlindjes (Foto) - Arbëria News

Veliaj hap mensat sociale me rastin e Krishtlindjes (Foto)

1010376_10153837126371926_8992033164545992477_n

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, këtë Krishtlindje ka shpallur hapjen e mensave sociale në kryeqytet.  Veliaj dhe anëtarë të stafit të tij, morrën pjesë në drekën që u shpërndahet të moshuarve, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që vijnë nga kategori sociale në nevojë.

Në kryeqytet sot  Veliaj i veshur me përparse përpara dhe tabakanë duke u servirur disa grave ushqimin e drekës. Gjithashtu kryebashkiaku ka faleminderuar qindra aktivistë që shërbyen vaktet sot në Tiranë.

Kryebashkiaku deklaroi se kjo mensë sociale e Bashkisë se Tiranes është në shërbim të komunitetit dhe nuk ka ditë më të bukur se sa t’ia fillonim kësaj pune në ditën e Krishtlindjes.

“S’kish ditë më të bukur se Krishtlindja për t’i hapur mensat sociale duke shërbyer drekën e festës. ‪#‎TiranaSolidare‬“-shkruan Veliaj në profilin e tij në Facebook.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 2 =